Speciale

Oferta e pazakontë e Artan Lames: Në keni Perëndi mjaft me miq, mos e konsideroni si ‘më ka çu nëna me la gojën’

14:37 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka bërë një njoftim të veçantë sa i përket një konkursi për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, që prej Shkodrës e deri në Sarandë.

Jemi mësuar me njoftimet zyrtare ku thuhet data e konkursit dhe vendi, por jo… Këtë herë Artan Lame, si për t’i paraprirë “miqve” ka shkruar që ta marrin seriozisht dhe të mos e konsiderojnë si ato konkurset ‘më ka çu nëna me la gojën’. Një ofertë kjo e pazakontë nga Lame, teksa shkruan: “Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun”.
POSTIMI I PLOTË

Djem e vajza,
Pas disa ditësh ALUIZNI do të organizojë një konkurs për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, prej Shkodrës e deri në Sarandë.
Lajmerimin zyrtar ka ditë që është publikuar dhe besoj që e keni parë.
C’ka më ka bërë përshtypje jane pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura.
Ju lutem të gjithëve, merreni seriozisht dhe mos e konsideroni si nga ato konkurset e llojit “më ka çu nona me la gojen”. “Nona” kësaj rradhe do vërtet të punësojë njerëz që do t’i bëjnë hyzmetin punës.
Edhe po s’ja dolët kësaj rradhe, mos u mërzisni, jeta ka edhe rrëzime e, veç kësaj, pas disa muajsh do të organizohet një tjetër konkurim masiv, në të cilin përpjekja juaj e tanishme do të vlejë.
Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun.
Deputetë e ministra, partiakë e funksionarë, kanë gjithë të drejtën e tyre të interesohen për njërëz ndaj të cilëve kanë detyrime partie, elektorati, e më the të thashë. Por ndërhyrja merr fund tek kandidimi i të mbështeturit prej tyre. Pas atij momenti, e ka fjalën komisioni.
Çuna, goca që do kandidoni, besojeni këtë përpjekje që po bëni, duke u përpjekur të provoni muskujt tuaj dhe jo muskujt e mikut.
Unë vetë ja kam dalë vetë në jetë, se hera e fundit që kam futur mik babin, ka qenë në vitin 1988, që të më rregjistronte në një ekspeditë verore arkeologjie në Luaras të Kolonjës.
Suksese të gjithëve në provën tuaj

Artan Lame


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshe nje here per “Usta Lamene”.Me demek Usta “kete here” nuk ka: me kacuar neneja te laj gojen.Po pse cfare ka ndodhur kete rradhe.Cfare ka ndryshuar?Rama apo Lameja qe mezallah qe dhe ne buze te rrezikut per jeten nuk e leshon karriken qe pjell para.Si pranon , dhe eshte i kenaqur, ky lameja qe te drejtoje nje sektor qe nuk ka te beje me profesionin e tij?Amane re Lame lere karriken se i more shpirtin.Pale si nje plak i mencur ky kokbile i drejtohet aplikuesve me “cuna e goca”.Po grate e burrat nuk kane te drejte punesime?Apo Lameja ben perjashtim.Hajdut i fandaksur.Cu be Rilindja u harrua.Na thuaj cfare ka ndodhur qe do vendoset drejtesia, pse deri tani cfare ishte….

    Përgjigju ↓
  2. I nderuar Lame, pse deri tani si I keni futur ne pune?
    Probelatikat jane te shumta por po j’u radhis disa prej tyre:
    1-Sporteliste punojne me orar dhe personel te kufizuar si edhe sqarimi le per te deshiruar;
    2-Puna behet sipas urgjencave personale dhe jo sipas radhes se blloqeve ose dates se aplikimit;
    3-Mungojne nr e kontaktit dhe adresa elektronike;
    4-Askush nuk te pret ne zyren per te te sqaruar ecurine e punes, etj.;
    Nje nga qytetaret po ankohej duke thene se kishte 7-muaj qe I kishte dale VKM shpronesimi dhe nuk I dergohej nga ALUIZNI per tek ZRPP per arsye “…”
    Nje tjeter kishte vite qe nuk i kalohet per procedure shpronesimi megjithese arsytimi sipas punonjesve “nuk ka VKM shronesimi”, porse vetem vitin e fundit jane bere se paku 6-VKM shpronesimi

    HAJDE TALLJE HAJDE…

    Patjeter ka ZOT mos harroni.

    Përgjigju ↓