Speciale

REAGIMI/ Shkëlzen Berisha, ironi për videon e dasmës: Nuk e kam zakon që paratë t’ua ngjis në ballë këngëtareve!

18:32 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sot për një lajm të publikuar nga Pamfleti, shoqëruar me fotografi, ku ai shfaqet në një dasmë ku mjaft të ftuar VIP, si gjyqtari Skënder Haluca apo ish-polici Shkëlzen Breçani u hedhin para këngëtareve.

Xeni ka reaguar me ironi kundër portaleve: Faleminderit që nuk më ngatërruat me dhëndërin. GSH.al sjell postimin e plote te Shkelzen Berishes.

POSTIMI I PLOTE I SHKELZEN BERISHES

Njoftim per ata qe mendojne te me ftojne ne dasem !

Ne ato pak dasma qe kam marre pjese (nuk me pelqen te rri me ore ne te njejtin vend) jo per aresye imazhi dhe as per mungese respekti ndaj zanatit te orkestres, ato para qe kam vendosur te harxhoj, kam preferuar (gjithmone dhe pa asnje perjashtim) t’ja percjell ciftit dhe jo t’i hedh ne toke, ajer apo t’ua ngjis ne balle valltareve. Sigurisht ndokush dhe mund te jete zhgenjyer por rendesi ka qe nuk ka qene cifti.

Pas zbulimit te “skandalit” se Shkelzen Berisha edhe pse nuk ka hedhur leke, ka qene pjesmarres ne nje dasem ku jane hedhur para per orkestren, i bej me dije atyre qe me duan ne dasem, te sigurohen qe askush nga te ftuarit nuk do hedhe asnje kacidhe per kengetaret,valltaret, dajallaret, xhaxhallaret, kushurinjte, arinjte ….. . Ne rast te kundert nuk do te padis portalet por ciftin, orkestren te ftuarit dhe lokalin.

P.S
Falenderoj nga zemra portalet qe nuk me kane ngaterruar me dhendrin.

LAJMI MBI DASMEN

Dasmat shqiptare zakonisht shquhen për zakone të veçanta siç është edhe hedhja e parave kur kërcen çifti ose edhe drejt orkestrës, por duhet thënë që jo në çdo dasmë dyshemeja shtrohet në kartëmonedha. Por nuk është ky rasti, pasi në videon e mëposhtme në një dasmë ku këndon Aurela Gaçe me Fatmira Breçanin, është prezent edhe Shkëlzen Berisha bashkë me kryetarin e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca që “mbulon” këngëtaret në para.

Në pamje të parë duket si një dasëm normale, ku dy këngëtare të njohura, Aurela Gaçe nga Vlora dhe Fatmira Breçani nga Tropoja kanë bashkuar zërin dhe po këndojnë këngë të të gjitha trevave. Në një dasmë normale, përreth të cilave sillen dasmorë dhe dashamirës të muzikës, transmeton “Pamfleti” si më poshtë.

Por në një momente shihen “shuka” lekësh, para me grushte që derdhen në drejtim të këngëtarëve. Para 50 mijë lekëshe dhe 50 euroshe dhe prerje dollarësh hidhen në “sheshin” e këngës së dasmës dhe të tallavasë.

Në një moment në video shihen vetëm duar që i hedhin këto para. Pastaj pamja qartësohet dhe duket pikërisht kryetari i Gjykatës së Vlorës, tropojani Skënder Haluca që hedh shuka parash në drejtim të këngëtarëve, në kulmin e gëzimit dhe të tallavasë. I hedh pikërisht kryegjykatësi i Vlorës se ka disa herë që del në konferenca për mediat dhe deklaron se është gati të kapë “peshqit e mëdhenj”, por nuk po e ndihmon fare prokuroria dhe politika e lidhur me krimin.

Po a ka “peshk më të madh” se vetë Skënder Haluca, që me një rrogë mizerabël si ajo e drejtësisë, hedh miliona vetëm në një dasëm e tallava?/ Pamfleti

Lexo edhe: Izet Haxhia: Donald Lu foli për 4 klane mafioze, njërin prej tyre po ua tregoj unë…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.