SPORT

Konfirmohet ndarja e ekipeve në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ndeshet me kombëtaret e Ballkanit  

14:40 - 11.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

UEFA ka konfirmuar sot ndarjen përfundimtare të skuadrave kombëtare nëpër 4 ligat e Ligës së Kombeve.

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe. Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania, shkruan PanoramaSport.

Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.