AKTUALITET

EMRAT/ Fitonin mijra euro nga vjedhjet nëpër shtëpi, kapen dy “skifterët” shqiptarë në Itali

18:48 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanw rwnw nw prangat e policisw Italiane dy shqiptarë pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje të kryera në mes të dhjetorit dhe në fund të shkurtit në komuna të ndryshme të VCO.

Në ngarkesë të tyre, Policia e Verbania, aktualisht e drejtuar nga kapiteni Stefano Covolo, kanë gjetur prova të mjaftueshme për të paktën 19 raste (nuk përjashtohen dhe të tjera), ku në një rast ata arrinin të fitonin qindra mijëra euro. Maringlen Stojani, 33 vjeç, dhe Fation Pjetergjokaj, 25­vjeç banojnë në Verbania dhe Gravellona. Ata e njihnin mirë territorin dhe më pas kanë bërë të mundur që në bashkëpunim me disa kolegë ta shtrinin aktivitetin e tyre dhe në Milano. Ata hynin nëpër shtëpi mbrëmjeve të vona dhe vishnin bizhuteri ari dhe para.

Në një rast ata gjithashtu kishin vjedhur mallra me vlerë 60 mijë euro. Hulumtimi për shqiptarët kishin filluar në dhjetor 2016 pas u vodhën disa shtëpi në në qytetet e Cannock dhe Mergozzo. Por hetimet vazhduan, dhe policia fillimisht ka identifikuar makinën e përdorur nga dy të dyshuarit dhe pastaj për të arritur identifikimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.