Tech

FOTOT/ Bashkim Fino mbush 55-vjeç, i vjen surprizë një…tufë me lule

14:28 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nuk ka prodhuar vetëm debat dhe tension seanca e sotme parlamentare, por edhe supriza. Po, po! Për një nga deputetët e Partisë Socialiste, sot është një ditë e veçantë. Fjalën e kemi për Bashkim Finon, i cili ka mbushur sot 55 vjeç dhe është surprizuar kur ka dalë jashtë sallës së Kuvendit me të tjerë kolegë.

Ish-kryeministrit i ka ardhur një tufë me lule mjaft e bukur, por reagimi i tij ka qenë tipik, ndërsa duket që as nuk e ka pritur një gjë të tillë. Ndërsa nga ana tjetër, kjo habi e Finos, ka sjellë të qeshurat e Tahirit dhe Çuçit. Ndërkaq, nuk kanë munguar më pas urimet nga kolegët e tij.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ka qenë Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.