KULTURË

Një operetë, Teatri i Operas bashkëprodhim me Operën e Vjenës

11:11 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela, përmes një takimi me gazetarët e kulturës prezantoi nisjen e projektit “Edukimi përmes artit”. Sipas Çelës, “vetëm dje, me aktivitetet që organizuam me 10 shkollat e kryeqytetit, morën pjesë mbi 600 nxënës”. Duke vënë në dukje se “Edukimi përmes artit” si një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, iniciuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka tashmë një kalendar të dedikuar aktivitetesh, në të cilat do të jenë të përfshirë të gjithë trupat artistike të TKOB. Këto aktivitete do të përshijnë edhe shkolla të tjera të qyteteve dhe të fshatrave në Shqipëri, bëri me dije Çela, duke sjellë disi në kujtesë kohën e Shtëpisë së Pionierëve.
Ndërkaq, në takim u bë me dije se anëtarësimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Opera Europa sjell frytet e para në një bashkëproduksion të operës shqiptare me operën shtetërore të Vjenës. Ndonëse drejtoresha e TOB, Zana Çela shprehet se është ende e rezervuar, ajo konfirmon që 2018-ta do të sjellë një bashkëproduksion konkret edhe në kuadër të kremtimit të përvjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Austrisë. Në një takim me gazetarët, ajo pohoi negociatat me drejtorin e operës shtetërore të Vjenës, që do të nisin edhe me një premierë baleti të balerinit të parë të Operës së Vjenës, shqiptarin e talentuar Eno Peçi. Edhe pse pa teatër, sezoni artistik i operës do të mbahet gjallë nga opera “On Tour” si dhe ndërkohë, do të kremtohet me një koncert me perlat e muzikës dhe valles shqiptare, 60-vjetori i krijimit të ansamblit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.