BOTA

Prag zgjedhjesh në Maqedoni, të dielën votohet

14:48 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Maqedonia ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e dielë në 85 komuna përfshirë edhe Shkupin. Në 13 tetor në mesnatë fillon heshtja zgjedhore. Referuar fushatës zgjedhore, analistët politikë kanë cilësuar atmosferë të qetë, ndërsa ndërkombëtarët vërejtën incidente për motive politike që edhe mund të gjobiten. Partitë shqiptare krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, pretendojnë të kenë një numër më të madh votuesish në favor të tyre.

Subjektet politike në Maqedoni janë në javën përfundimtare  të fushatës së tyre elektorale. Nesër në mesnatë fillon  heshtja zgjedhore në vend. Ndërsa e diela e 15 tetorit është dita ku qytetarët maqedonas do hedhin votat për të preferuarit e tyre.

Në takimet dhe tubimet që kanë zhvilluar forcat politike maqedonase dhe shqipatare me qytetarët vendas kanë mbuluar pothuajse të gjitha komunat. Ekspertët e çështjeve politike kanë cilësuar se fushata parazgjedhore ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente të theksuara.

Sipas analistit Nikolla Dujovski, retorika nacionaliste mes forcave politike ka ndryshuar, pasi partitë maqedonase kanë pranuar rëndësinë që ka elektorati shqiptar në zgjedhje dhe tani duan mbështetje.

Analistët kanë vërejtur se forcat politike që garojnë nuk kanë mbajtur qëndrime radikale dhe  kanë folur gjatë fushatës për tema të mëdha, përfshirë dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në raportin e parë të OSBE-ODIHR është konstatuar se fushata parazgjedhore në Maqedoni ka filluar me atmosferë të qetë, por ka vërejtur  incidente sporadike të izoluara dhe të motivuara politikisht, të cilat edhe mund të përballen me gjobitje të rënda.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi ka deklaruar se gjatë fushatës ka pasur incidente të vogla por që janë të tejkalueshme dhe se po punohet që të eleminohen parregullsitë e verejtura nga faktori ndërkombëtar.

Analistët politikë kanë thënë se zgjedhjet e 15 tetorit shihen si një testim kryesisht për partitë politike maqedonase, të cilat dolën pothuajse me rezultat të barabartë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Partitë politike shqiptare krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, pretendojnë të kenë një numër më të madh votuesish në favor të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.