Kryesore

Zbardhen bisedat brenda Byrosë/ Shpërthen kreu i grupit të PD ndaj Ruçit: Kërkoji falje Nokës, Rama duhet të dënohet

20:05 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhen bisedat e para të mbledhjes me dyer të mbyllura të Byrosë së Kuvendit, aty ku po diskutohet për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetit Flamur Noka, që krijoi rrëmujë sot në sallën e Parlamentit.

Gazetarja Marsela Karapanço ka thënë se kreu i grupit Palamentar të PD-së, Edi Paloka jo vetëm ka kërkuar të mos dënohet Flamur Noka, por i është drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi me tone të ashpra, duke thënë se duhet t’i kërkojë falje deputetit demokrat.

Në nisje të mbledhjes, Paloka i ka thënë kryeparlamentarit Ruçi se është pikërisht ai që e ka shkelur rregulloren, ndërsa dënimin e meriton kryeministri Rama.

“Keni shkelur rregulloren, nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama. Duhet t’i kërkoni falje Flamur Nokës”,- ka thënë ai./Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.