SPORT

Drejtori sportiv: Beloti ëndërron Milanin, një ditë do ta veshë fanellën tonë

13:32 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, në një intervistë të gjatë për “Radio Rosonera”, foli edhe për objektivin kryesor të kuqezinjve në merkaton që sapo u mbyll.

“Nuk është sekret se tentuam ta sillnim Belotin tek Milani, por për arsye të ndryshme ishte e vështirë. Ai është lojtar i fortë dhe mbi të gjitha, tifoz i Milanit. Ndoshta një ditë do ta veshë fanellën që ka ëndërruar që fëmijë”, – u shpreh Mirabeli.

“Gjeli” i Torinos ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, por kjo vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. Edhe pse drejtuesit e djallit ofruan 70 milionë, oferta e tyre u refuzua.

“Para se të nënshkruajmë me një lojtar, interesohemi ta njohim mirë punën që është bërë me të përgjatë viteve. Duam ta shohim  dhe me sytë tani performancën e tij. Jemi në bisedim të vazhdueshëm me trajnerin Montela për lojtarët që kërkojmë. Për shembull, për Kaliniç ishim të gjithë dakord, dhe pasi nuk arritëm tek Beloti, vendosëm për kroatin.”/PanoramaSport

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.