DOSSIER

Floreta Gjoka: S’kam qenë kurrë shoqja e gruas së babait tim. “Kam 50 vjet që e vuaj këtë mashtrim. Unë kam norma të larta morale”

10:52 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Floreta GJOKA

Unë  jam Floreta Gjoka, një  nga vajzat e regjisorit dhe aktorit Viktor Gjoka, historia personale e të  cilit përveç se na vrau para 50 vitesh, po na rivret sërish sa herë  që  në  gazeta botohen artikuj mbi jetën e tij private. Unë kam qenë vajzë e rritur kur babai im vendosi të linte nënën dhe katër fëmijë  që ishim ne, për të  nisur një  histori të re. Se si nisi, ne as nuk kemi dashur të futemi në të thella e të  merremi me të, pasi unë kisha një  nënë  fisnike që  na brumosi dhe ne fëmijëve të  tillë  e plot dinjitet. Nëna ime, veç bukurisë e mirësisë, kujdesej për tim atë  duke qenë asistentja e tij personale, duke pasur merita të veçanta në  karrierën e babait tim. Ato e donin dhe e respektonin njëri-tjetrin aq kohë sa ishin bashkë  me çdo kënaqësi e problem si gjithë  familjet që  jetuan në ato kohëra. Në  çdo shkrim të  deritanishëm pasi lartësohet figura e babait tim, tregohet dhe historia e tij me gruan e dytë Helenën, që ishte më e re në  moshë se ai e që  sipas thashethemeve unë  e kam pasur shoqe. Ky fakt krejtësisht i rremë, i pavërtetë  ka tronditur mua dhe familjen time për vite me radhë  dhe na ka dëmtuar psikologjikisht shumë, sidomos mua e time më, e cila padyshim që  nuk besonte në  andralla të  tilla. Sot, unë  Floreta Gjoka pensioniste rrëfej siç kam treguar gjithmonë se unë s’kam pasur asnjë  lidhje me Helenën. Ajo s’ka qenë  kurrë  pjesë  e jetës sime. Unë kam norma të larta morale. Ndaj, ju lutem, ju shkronjësve të  artikujve mbi babain tim, më  lini rehat, boll kemi vuajtur dramën e ndarjes së  babait nga familja jonë. Nuk paragjykoj askënd që  mund ta bëjë veprimin e mësipërm, pra të ketë shoqëri me gruan apo burrin e prindit respektiv, por unë  nuk e kam bërë, thjesht sepse kjo jam unë, e ky është  morali im. Mesa kuptoj nga gjithë  kjo gënjeshtër mbi mua, duket se njerëz të  caktuar duan të  përligjin veprimet e tyre duke më  përfshirë  mua në  histori si gjoja mikesha, por kjo është një  maskaradë, fyerje për mua e familjen time. Tani që  jam në  këtë  moshë kuptoj se indirekt këta persona na e kanë nxirë  jetën duke ushtruar presion psikologjik prapa shpine deri në  persekutim. Si të  rinj e të  pafajshëm që  ishim, atë here nuk e dinim shkakun pse krijoheshin shqetësime nga më të ndryshmet. Jeta jonë  private ishte e pavarur nga ky problem a histori e ndodhur më  parë. Problemi ynë  ishte se na mungonte një  prind. Të  gjithë  këtë  barrë, të  fjalëve, thashethemeve, e kam mbajtur unë  padrejtësisht dhe sot që  kanë  kaluar 50 vjet, kjo histori rikthehet sërish e pandryshuar, pa etikën që  dikush lëndohet. Mjaft më! Unë s’kam qenë kurrë  shoqja e gruas së dytë të babait tim.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Andy Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.