Kryesore

Habit (në fakt, nuk habit) Majko, ja vë fajin popullit: Eshtë krijuar një shtresë njerëzish që shet votën!

12:29 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nga foltorja e Kuvendit ka folur sot pa doreza. Teksa ka marrë fjalën, duke iu referuar debatit të madh që pati mes palëve, Majko ka thënë se është koha që gjërat të thuhen ashtu si janë.

“Po, në Shqipëri është krijuar një shtresë njerëzit që shesin votën. Por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota.

O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë.

Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala.

Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. Se

S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë vetingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.