SPORT

Inter përgatit planin djallëzor, gati ta zhysë Milanin në… “ferr”

10:06 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Interi i afrohet derbit me një mision: të fitojë Milanon. Ose më mirë, të rifitojë. Po, sepse sezonin e kaluar, pas 3 vitesh, skuadra zikaltër humbi supremacinë në qytet: një superioritet megjithatë relativ, duke qenë se pak mund të krenohesh për një vend të gjashtë kundër të shtatit.

Ndërkaq, kuqezinjtë janë rikthyer në Kupa, megjithëse vetëm në Ligën e Europës, nga mungonin pikërisht prej një trevjeçari, ndërsa Ikardi me shokë janë të detyruar t’i shohin nga shtëpia. Pra, tek Interi duan të “rikthejnë” gjithçka në vendin e vet. 

DISTANCË – Nga si ka filluar kampionati, skuadra e Luçiano Spaletit gjendet në kushtet ideale: pas 7 javësh, jo vetëm që gjendet në vendin e dytë (të ndarë me Juventusin) me vetëm 2 pikë larg Napolit kryesues, por ka arritur të krijojë një distancë sigurie nga “Djalli”.

Derbi, pra, do jetë rasti më i mirë për t’u shkëputur nga kuqezinjtë me 10 pikë diferencë. Po, sepse pas merkatos verore “shpërthyese”, me 11 të afruar dhe 230 milionë euro investime, të paktën do e kishin menduar një situatë të tillë…

PRAG KRIZE – Interi, në krahun tjetër, e kishte nisur vitin me shumë dyshime të lindura nga merkato. Ishte dukur një skuadër e paplotë- suar, por menjëherë, që kur zbritën në fushë për herë të parë, kanë treguar se janë të aftë të shfrytëzojnë “armët” që kanë në dispozicion.

Nuk shkëlqejnë, nuk dhurojnë spektakël, por janë konkretë dhe nuk dorëzohen kurrë, siç e kanë treguar edhe me 8 golat e shënuar në 13 minutat e fundit.E kundërta i ka ndodhur “Djallit”: me kundërshtarët më të ndërlikuar, kanë shfaqur dobësi dhe i akuzuari ka qenë Montela. Është e qartë që, nëse diçka do të shkojë keq, fajtori i madh do jetë ai: një humbje në derbi do e ndërlikonte me siguri situatën.

MIQTË-ARMIQ – Në krahun tjetër, për Spaletin ka pasur vetëm elozhe, njeriu që deri më tani ka bërë diferencën. Pozicioni i tij, në krahasim me Montelën, është më solid se kurrë.

Çudia është se mes dy teknikëve ka një lidhje: shokë skuadre tek Empoli, më pas “Aeroplani” është stërvitur nga Luçiano po në skuadrën toskane, te Sampdoria dhe te Roma. E vështirë në aspektin njerëzor, por fitorja në derbin e parë do shtonte më tej konsideratën e tifozëve zikaltër.

EKUILIBRAT – Vitin e kaluar, dy derbet u mbyllën me rezultatin e njëjtë 2-2. Sfida e radhës brenda qytetit, pra, mund të thyejë edhe ekuilibrat. Ndër të tjera, rivaliteti i muajve të fundit është ndezur sërish, vetëm sepse klubi kuqezi përfundoi në pronësi kineze.

Disa dalje të fundit të Fasones, në fakt, nuk janë pritur mirë nga zikaltrit. Nuk ka pasur asnjëherë një replikë të vërtetë. Por, është e qartë që përgjigja më e mirë do jepej në fushë, me një sukses në derbi. /PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.