AKTUALITET

Plagosja e gjyshërve nga nipi/ Flet mikesha e të moshuarës: Beniamini erdhi nga Belgjika që të jetonte me Hajrien dhe Shabanin

11:54 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Xhensila KODRA

“Kam vite që e njoh Hajrien. Me të ulemi shpeshherë këtu në lokalin poshtë pallatit për të pirë kafe. Janë familje e rregullt, por shpesh debatojnë me nipin, pasi ai nuk i dëgjon”. Kështu tha dje për “Gazeta Shqiptare”, një prej banoreve të zonës, e cila jetonte vetëm dy pallate larg banesës së 70-vjeçares që u plagos me thikë nga nipi. “Hajria më tregonte shpesh për të nipin, e sidomos kur grindeshin, sepse ai jo vetëm se sillej keq me ta, por edhe nuk i dëgjonte.

Beniamini ka jetuar në Belgjikë tek prindërit e tij. Atje edhe kurohej, sepse nuk është në gjendje të mirë mendore. Por, pak kohë më parë, kishte prerë biletën dhe i kishte thënë të ëmës ‘po iki tek gjyshja dhe gjyshi, do jetoj me ta’. Ai shtëpinë e tij e ka tek ‘Kodra e Diellit’, por jeton këtu me gjyshërit, sepse edhe ata janë vetëm. Hajria dhe Shabani i flisnin gjithmonë për mirë, por ai nuk u bindej dhe kështu niste sherri”, tha ajo më tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.