KULTURË

Sot, ditëlindja e parë pa Dritëro Agollin, botohen dy libra të rinj

12:24 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditëlindja e Dritëro Agollit do të festohet në këtë 13 tetor për herë të parë pa praninë e tij fizike.

Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ditëlindja e shkrimtarit të madh këtë vit nuk do të jetë e lehtë të konceptohet me mungesën e tij. Ndaj familjarët, miqtë dhe adhuruesit e shkrimtarit kanë përgatitur surpriza pa fund për këtë ditëlindje.

E bija Elona Agolli dhe bashkëshortja Sadija, që nga dita kur Dritëro Agolli ndërroi jetë kanë kërkuar në raft të librave gjurmët e mendjes e të shpirtit të tij. Pikërisht aty ku është edhe një poezi sugjestionuese e shkrimtarit.

“Po kur të jesh merzitur shume
Në raft të librave kërkomë
Atje do të jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronje
Mjafton që librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje”

Dritëroi vërtet ka zbritur sërish nga raftet. E bija Elona ka gjetur materiale të mjaftueshme për të botuar në këtë ditëlindje dy libra të rinj të tijat. Librat janë plotësim i një amaneti të fshehtë të Dritëroit, thotë ajo. Ndërsa bashkëshortja Sadija ka pohuar se raftet e Dritëro Agollit kanë ende dorëshkrime të pabotuara, shkruan Shqiptarja.com

Librat e rinj të botuar në ditën e lindjes së Dritëro Agollit janë “E bukura, lozonjarja, tokësorja grua” dhe një libër me Aforizma. Për shkrimtarin e madh pasditen e sotme do të mbahet në Muzeun historik Kombëtar edhe një aktivitet përkujtimor. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë.

Për shumë vite Agolli ka dhënë kontribut jo vetëm me veprat e tij të njohura por edhe për emancipimin dhe zhvillimin e jetës shoqërore e politike të vendit.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri... Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.