BLUETOOTH

Pas sherrit me Robert Aliajn, Fiori Dardha largohet nga “Dance With Me”

12:22 - 14.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Debati i Fiori Dardhës me Robert Aliajn dhe largimi nga spektakli i vallëzimit “Dance With Me” ka qenë lajmi që bëri bujë në rrjetet sociale. Debati nisi për dhunën ndaj grave, duke degraduar më pas në terma shumë të rëndë.
“Të paktën më pëlqen që ju të dy kërceni bashkë, sepse të gjithë këta hanë dajak nga burrat”, – tha Aliaj.
Pas këtij momenti, ka ndërhyrë ashpër Fiori Dardha.
“Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjerë gruaja jote”, – i tha Fiori, Robert Aliajt.
Mehdi Malkaj-Robertit: Jep dorëheqjen.
Robert Aliaj: Ke dalë në pension ti.
Mehdi Malkaj: Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension.
Robert Aliaj: Karagjoz.
Ndërkohë, Valbona Selimllari i ka dalë në krah dhe ka mbrojtur kolegun e saj Robertin, duke i kërkuar Fiorit që të qetësohej dhe të mos reagonte ashpër.
“Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptarë shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t’u drejtua ty”, – ka thënë anëtarja e jurisë. Roberti ka folur përsëri dhe i kërkoi produksionit që t’i hiqte nga dora Fiorit mikrofonin pasi i dukej si ‘akullore’.
“Çoja gruas tate në shtëpi”, – iu drejtua më pas Fiori, duke i përplasur mikrofonin në tavolinë.
Valbona Selimllari: Thamë që nuk do ta kalojmë në personale… Vendosu kufij debateve.
Albi Nako: Tani më duket sikur kam ardhur te Fevziu dhe duhet të flas për baletin.
Pas disa minutash, situata u qetësua dhe Fiori Dardha u rikthye në skenë duke thënë se ndihej e ofenduar dhe nuk mund ta vazhdonte më spektaklin.
Fiori Dardha: Rrugëtimin tim unë e mbyll këtu, dhe ju uroj shumë suksese. Falënderoj të gjithë produksionin.
Robert Aliaj: Unë përgjithësoj dhe nëse dikush e merr personale…
Gjatë ndërprerjes publicitare ka ndërhyrë bashkëshorti i Fiori Dardhës, i cili pas negocimit me produksionin, i kërkoi bashkëshortes së tij që të mos tërhiqej nga ky spektakël. Fiori u rikthye në skenë dhe performoi me sukses.
E pyetur nëse i ka kërkuar ndjesë Roberti, Fiori thotë se nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe asgjë më pak nga ajo që kemi parë në ekran. Ajo tregon se është e qetë, ashtu siç ka qenë dhe në momentin kur ndodhi debati. Fiori shkurt e thjesht u përgjigj se nuk ka diçka personale me Robertin dhe se tanimë vendimi që ka marrë mbrëmjen e spektaklit nuk do ndryshojë. “Unë e kam thënë atë natë, rrugëtimi im përfundoi atë natë. Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë më tepër sa kam thënë atë natë ‘live’. Unë një herë flas, nuk do ketë rikthim”, – ka treguar Fiori për “Gazeta Shqiptare”. Kujtojmë se Dardha është e dyta e larguar pas Linda Reit nga “Dance With Me”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.