BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ SMS, deputeti ndërhyn te ministri për emërimin e një polici. Nga se habitet zonja e Milos. Oketa & Bregu “blindohen” para paparacëve. Poni xhentil, dhuron lule

16:00 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Deputeti ndërhyn te ministri për emërimin e një polici. Nga se habitet zonja e Milos. Oketa & Bregu “blindohen” para paparacëve. Poni xhentil, dhuron lule





Deputeti ndërhyn te ministri për emërimin e një polici
Nje prej deputetëve të mazhorancës i dërgon mesazh ministrit të Brendshëm Bujar Nishanit ku i shkruan se “Porosija e Nardit e ka emrin Klodian Qaushi e kan emeruar ne kom poli Lush”. Nuk dihet nëse me emrin Nardi, deputeti i referohet ministrit të Shëndetësisë apo jo? Por ajo që është e qartë është se deputeti ndërhyn tek ministri i Brendshëm për emërimin e një miku apo të njohuri të tij në radhët e policisë. Ndërsa me dashamirësi “Bluetooth” do t’i këshillonte deputetit që jo vetëm të mos ndërhynte në emërime të tilla tek ministrat por të paktën të mësonte të shkruante, pasi mbiemri Çaushi shkruhet me C dhe jo me Q.  
Nga se habitet zonja e Milos
I ftuar në pritjen e organizuar nga përfaqësuesja e Këshillit të Europës në Tiranë Delphine Freymann ishte edhe kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ndërsa çifti takon zyrtaren e Europës vihet re se zonja Milo është e habitur. Çfarë e ka habitur vallë atë? Takimi i përzemërt apo vitet e zonjës Freymann që nuk tregojnë aspak në pamjen e saj. Nga sa shihet edhe nga foto, Milo dhe zonja e tij kanë shtrënguar përzemërsisht duart me përfaqësuesen e Këshillit të Europës në Tiranë në një pritje mjaft elegante.


Oketa & Bregu “blindohen” para paparacëve
Ministrat e kabinetit qeveritar janë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj fotografëve dhe paparacëve. Në këtë foto paparaci ynë ka kapur zevendesministrin Gazmend Oketa dhe ministren e Integrimit Majlinda Bregu gjatë një seance plenare ndërsa të dy janë të impenjuar tërësisht në telefonatat me celular. Aq të kujdesshëm janë Oketa dhe Bregu saqë asnjë fjalë nuk u shpëton nga goja, dy anëtareve të qeverisë. Mos vallë të jetë një urdhër i kryeministrit Berisha që ministrat të tregohen mjaft të kujdesshëm në deklaratat e tyre ne publik? Gjithsesi, ajo që është e sigurtë është fakti që kjo foto tregon.

Poni xhentil, dhuron lule
Zv/ministri i Brëndshëm Ferdinand Poni ka menduar të përcjellë me një tufë lule përfaqësuesen e Këshillit të Europës në Tiranë Delphine Freymann e cila sapo ka përfunduar misionin e saj në Shqipëri. Në një pritje të organizuar me këtë rast, Freymann është mrekulluar teksa mori në duart e saj një tufë të bukur me lule, menduar për të me shumë kujdes nga zv/ministri. Poni ka shfaqur kështu para të pranishmëve xhentilesën e tij, si dhe më pas duke biseduar me mjaft dashamirësi me zonjën në fjalë. Ndoshta të ftuarit e tjerë janë ndjerë paksa ngushtë kur kanë parë që në duar nuk kanë patur asgjë për t’i çuar Freymann në shenjë respekti duke e bërë kështu Ponin të ndihet në qendër të vëmendjes.
Ky shkrim u botua më  9 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.