SPORT

Milan pa Champions?! Donaruma largohet për tek Parisi

15:58 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Gjatë dy sezoneve të para tek Milani, Xhanluixhi Donaruma e ka treguar veten se ka qenë një faktor përcaktues për fatin e Milanit. Edhe këtë verë, paraqitjet e tij të mira bënë që shumë klube europiane ta kërkonin, dhe 18-vjeçari ishte me një këmbë jashtë shtëpisë së djallit, por përpjekjet e klubit bënë që ai të vazhdojë aventurën me kuq e zinjtë.

Por ndryshe paraqiten gjërat për merkaton e ardhshme, shkruan PanoramaSport. Nëse Milani mbetet jashtë Ligës së Kampioneve, fati i Donarumës mund të jetë larg Milanelos. PSG është gati të paguajë klauzolën prej 75 milionë eurosh, dhe ta marrë gardianin e portës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.