EKONOMI

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës, qytetarë të shumtë dalin në mbështetje të vrapuesve

11:42 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Për të dytin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe. Ndërsa për meshkuj në këtë kategori fitues u shpall Abel Kibet Rop. Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia. Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti, Adem Demushi. Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur.

Maratona e Tiranës u shndërrua sot në një festë sportive për të gjithë qytetin. Me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme dolën përgjatë rrugëve të kryeqytetit ku ishte përcaktuar itinerari i Maratonës,  për të mbështetur sportistët pjesëmarrës.  Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte numri i lartë i vullnetarëve, rreth 660, që iu bashkuar nismës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si nga Kryqi i Kuq, Emergjencat Civile, Rrjeti I  vullnetarëve, biznese të ndryshme, ekipi i Tiranës, Eco Volis dhe shkollat e mesme të Tiranës të cilët zgjodhën që këtë fundjavë të linin angazhimet e tyre dhe të kontribuonin për promovimin e qytetit të Tiranës edhe në arenën ndërkombëtare.

Nisur pikërisht edhe nga prania e madhe e pjesëmarrësve nga vendet e tjera, por edhe ata të ardhur nga rrethet, në kryeqytet janë parashikuar një numër aktivitetesh kulturore dhe argëtuese

Çmimet për fituesit e Gjysmëmaratonës së Tiranës

Half Marathon (21 Km)

  1.           Femer I – Luiza Gega  – 1.13.11
  2.           Femer II – Zita Kacser – 1.14.53
  3.           Femer III – Valentyna Kiliarskaja  – 1.16.39
  4.           Mashkull I – Abel Kibet Rop – 1.02.
  5.          Mashkull II – Joel Maina Mëangi – 1.03.42
  6.           Mashkull III – David Nikolli – 1.07.27

Tirana 10K (10 Km)

  1.           Femer I – Olena Popova – 37.06
  2.           Femer II – Relaksa Dauti – 39.09
  3.           Femer III – Hellen Jepkosgei Kimutai – 40.42
  4.           Mashkull I – Edwin Cheruiyot Melly nga Kenya – 30.32
  5.           Mashkull II – Laszlo Gregor – 31.29
  6.           Mashkull III – Tamash Nagy – 32.49

We too (persona me aftësi ndryshe) (5 Km)

  1.           Vendi I – Bledar Suxha – 17.54
  2.           Vendi II – Erblin Karaj  – 18.05
  3.           Vendi III –  Adem Demushi – 19.07

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.