BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ambasadori amerikan letër Bluetooth-it. Fino si gjithnjë preferon puron

16:00 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ambasadori amerikan letër Bluetooth-it. Fino preferon puron. Leskaj gjithmonë korrekte? Braçe kudo me dosjen e Kalimashit me vete

Ambasadori amerikan letër Bluetooth-it
Ambasadori Amerikan në Shqipëri John L. Withers, II, para disa kohësh u vu në epiqendër të paparacit tonë, ku ai shfaqej me ministrin Fatmir Mediu duke qeshur me të madhe. Pikërisht kjo fotografi, u publikua në Bluetooth, ndërsa ambasadori ka sjellë një letër ku sqaron këtë moment për të shumë të veçantë, ndërsa u zbulua nga paparaci dhe dhurata që Mediu mban në dorë. Ja se ç’na shkruan zoti John L. Withers, II;
“Faleminderit për artikullin dhe fotografinë time që u shfaq në suplementin tuaj në datën 15 Dhjetor. Ndoshta ju nuk mund ta keni kuptuar por keni kapur një moment shumë të lumtur të qëndrimit tim në Shqipëri. Do të doja ta ndaja këtë sekret me ju për atë çfarë po ndodhte. Pak ditë para se të bëhej ajo foto, pata privilegjin të takoj Evan Mediun, djalin 13 vjeçar të ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Si për çudi Evani shprehu dëshirën për të pasur një kapele të ekipit tim të preferuar të Bejsbollit ‘Boston Red Sox’. Isha në veçanti i gëzuar sepse ekipi i Red Sox kohët e fundit fitoi kampionatin amerikan botëror ‘World Series’. Fotografia juaj u kap pikërisht në momentin që unë i dhurova djalit të ministrit Mediu kapelen e shumëdëshiruar. Ju kam dërguar edhe një fotografi timen me Evanin me kapelen e Red Sox. Jeni të lirë ta botoni së bashku me këtë letër nëse dëshironi, madje nëse keni dëshirë do të isha i gëzuar t’iu jepja një intervistë ekskluzive për bejsbollin dhe rolin e tij në kulturën amerikane”.
Me sinqeritet John L. Withers, II





Fino preferon puron
Ishte ndër të parët që respektonte ligjin e ri kundër duhanit, në ambjentet publike apo në ato të mbyllura. Sa herë që kishte séance ose kudo që të ndodhej, ai dilte jashtë për pak minuta për të tymosur një cigare dhe më pas kthehej sërish. Duket se edhe tani që ligji nuk është se po gjen shumë zbatim në kryeqytet, Fino vazhdon ta respektojë, por këtë rradhë duket se e ka tepruar, ka filluiar me purot. E pi me mjaft qejf një puro madje këtë ua ofron edhe miqve apo kolegëve të tij duke treguar në të njëjtën kohë edhe anën e tij xhentile dhe dashamirëse. Siç shihet edhe nga kjo foto deputeti i partisë socialiste Bashkim Fino, është i tërhequr nga një puro të cilën po e tymos në qetësi por ndryshe nga një cigare puro i ha më shumë kohë deputetit duke e detyuruar atë të qëndrojë më shumë jashtë .


Leskaj gjithmonë korrekte?
Gjithmonë është korrekte në orarin e punës, sa herë shkon në zyrë apo në oraret që janë caktuar për seancat plenare. Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj në këto momente të fokusuara nga paparaci ynë është duke zbritur nga automjeti që shoqërohet gjithmonë por nga ajo që të reflekton teksa e sheh duket se përsëri është në kohë. Zbret me qetësi nga makina dhe po aq e qetë vazhdon dhe ato disa metra rrugë që i duhen për të mbërritur në parlament. Këtë korrektësi Leskaj duket se e manifeston edhe në seancat plenare ku shpesh herë I kërkon kryetares së parlamentit t’i qëndrojë në mënyrë rigoroze dhe strikte kalendarit të punimeve.


Braçe kudo me dosjen e Kalimashit me vete
Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Braçe nuk  harron të marrë me vete kudo që shkon dosjen me raportin mbi hetimin e rrugës më të përfolur për momentin Durrës-Kukës. Cantën që mban në dorë e merr në çdo vend që shkon dhe kjo është vënë re edhe nga prania e tij gati çdo ditë në media me anë të deklaratave për shtyp lidhur me hetimet për këtë rrugë. Mjaft i sigurt në atë që bën publike dhe deklaron Braçe ka çdo herë informacione të reja. Nga kjo foto, paçka dosjes, vihet re edhe stili i veshjes së Braçes. Gjithmonë ‘modern’, kun ë këto ditë të ftohta asnjëherë nuk ka harruar të vendosë, shallin e tij të preferuar.
Ky shkrim u botua më  9 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.