DOSSIER

Ekskluzive / Kapllan Resuli, Enverit: Më merrni në mbrojtjen tuaj, jam viktimë e UDB

10:21 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dashnor KALOÇI

Nga fundi i vitit 1948, kur Enver Hoxha prishi dhe ndërpreu marrëdhëniet tejet miqësore me Jugosllavinë e Marshallit Josif Broz Tito, me të cilin ishte lidhur ngushtë që nga viti 1941, (kur ata e ndihmuan për krijimin e Partisë Komuniste dhe zgjedhjen e tij në krye të saj) dhe, gjithashtu, largimin e Beogradit nga Blloku i Lindjes që kontrollohej nga Moska, në drejtim të Shqipërisë filluan të vinin mjaft shtetas jugosllavë që e konsideronin veten besnikë të Stalinit dhe ishin kundër politikës së liderit të tyre të cilin e akuzonin si revizionist dhe “të shitur te borgjezia perëndimore”. Po në këtë kohë, krahas shtetasve jugosllavë, në drejtim të kufirit me Shqipërinë filluan të vinin ilegalisht edhe mjaft shtetas jugosllavë me kombësi shqiptare që banonin në viset e tyre të trevave shqiptare, si; Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni, të cilët detyroheshin të largoheshin nga vatrat e tyre për shkak të klimës politike antishqiptare që po ndërmerrte regjimi titist pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë e vendet e Bllokut Lindor në përgjithësi.

Ardhja e shqiptarëve të Jugosllavisë në Shqipëri filloj të bëhej me e dendur sidomos pas vitit 1955 kur Beogradi zyrtar dhe Ankaraja nënshkruan marrëveshjen tashmë të njohur, Tito-Bajar (Xhelal Bajar, presidenti i Turqisë në atë kohë), për shkëmbimin e ndërsjellët të shtesave të tyre. Kështu që në atë periudhë kohe e në vazhdim, deri nga fundi i viteve ’60-të, edhe për shkak të politikës antishqiptare dhe persekucionit e gjenocidit, që ndiqte ndaj tyre regjimi i Beogradit (i zbatuar nga Rankoviçi), nga Jugosllavia për në Shqipëri erdhën ilegalisht një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët fillimisht u sistemuan nëpër disa kampe si ai i Llakatundit të Vlorës, etj.

Në këto kampe, ata patën një jetë tejet të vështirë, duke punuar e jetuar njësoj si të internuarit e tjerë shqiptarë në fshatrat e Myzeqesë, si Savër, Shtyllas, Sheqëz, Bedat, Plug etj. Ndër ata shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë që erdhën asokohe në Shqipëri, janë më të njohur disa prej tyre si: Gani Demiri Ratkoceri, Zef Gjeloshaj, Preloc Margilaj, Kapllan Resuli, Pashko Camaj, Esat Myftari, Sadri Ahmeti, Namik Luca, Ded Berisha, Hil Kamani, Selim Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Estref Kelmendi, Agim Gjakova etj., shumica e të cilëve iu dha e drejta dhe ndoqën shkollat e larta në Tiranë, duke u diplomuar kryesisht në Fakultetin Filologjik. Por edhe pse ata fillimisht arritën që të integroheshin në atdheun e tyre amë, me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre u arrestuan dhe u dënuan me burgime të gjata, duke u akuzuar si agjentë të UDB-së etj.

(Pati prej tyre edhe që vdiqën në burgje, si p.sh. arsimtari Selim Kelmendi, në burgun e Burrelit në vitet ’80-të). Diskriminimi dhe persekutimi i tyre fillonte që në kufi kur ata dorëzoheshin pranë autoriteteve zyrtare shqiptare të Ministrisë së Brendshme dhe më pas kur ata detyroheshin të kalonin nëpër një filtër të hollë, si në Degët e Punëve të Brendshme në rrethet kufitare ku ata vinin, apo më pas në vendet ku i dërgonin, si në rrethet e Krujës, Beratit, Fierit, Vlorës etj.

Madje, asokohe e deri në fundin e viteve ’80-të kur edhe u rrëzua regjimi komunist, për shqiptarët e Jugosllavisë që vinin në atdheun amë, ka pas ekzistuar një “Qendër filtrimi”, e cila ndodhej në periferi të qytetit të Laçit, e cila njihej si Kulla e Gjeneral-Previzit (pronar i saj, ish-Komandant i Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1943-’44), ku ata i mbanin të izoluar për muaj me radhë deri sa Sigurimi i Shtetit kryente verifikimet e nevojshme dhe vendoste për ta; për t’i kthyer përsëri në Jugosllavi, apo për t’i mbajtur e sistemuar në Shqipëri. Ndryshe ndodhte me shtetasit jugosllavë (me kombësi jugosllave) që vinin në Shqipëri duke kërkuar strehim politik si antititistë dhe stalinistë, të cilët mbaheshin dhe trajtoheshin në kushte mjaft më të mira se kosovarët që vinin këtu. Madje ata kishin edhe një gazetë të tyre si dhe një emision posaçërisht për ta në Radio Tirana.

Diferencimi e emigrantëve jugosllavë me ata kosovarë nuk kishte të krahasuar jo vetëm nga kushtet ekonomike, por edhe politikisht, pasi kreu i tyre, ishte i ftuar në çdo kongres të Partisë së Punës së Shqipërisë, ku përshëndeste nga tribuna përkrah Enver Hoxhës?! Ashtu siç theksuam pak më lart, ndër ata dhjetëra shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë që erdhën në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre patën një fat tragjik, duke përfunduar burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, saqë për ta që në atë kohë hapur apo nën zë thuhej; “Ikën nga shiu dhe ranë në breshër”.

Një nga ata që patën këtë “fat”, është dhe Kapllan Resuli, (me origjinë nga Ulqini dhe i shkolluar e diplomuar në Prishtinë e Beograd), i njohur që në fundin e viteve ’60-të, kur atij iu botua romani “Tradhëtia”, i cili bëri bujë të madhe. Kapllan Resuli, i cili ishte vendosur me banim në rrethin e Lushnjës ku dhe punonte si arsimtar, diku nga viti 1971, u arrestua me akuzën tashmë të njohur, “agjent i UDB-së”, dhe vuajti për shumë vjet në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Ashtu siç do të shohim edhe nga ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, ndërsa shkrimtari Kapllan Resuli mbahej i izoluar në hetuesi në kushte çnjerëzore, në një moment të një dëshpërimi të thellë dhe i bindur në pafajësinë e tij, ndoshta dhe idealist, ai detyrohet që t’i shkruajë një letër në formë lutje Enver Hoxhës?! ku pasi i argumenton shkurtimisht se është i pafajshëm, se në shtëpi e presin dy fëmijët e tij të vegjël që me arrestimin e tij kanë mbetur jetimë, Resuli i kërkon mbrojtje personale Enver Hoxhës?!

Madje ai i shkruan atij, e bardhë në të zezë, se lidhur me arrestimin e dënimin që po i bëhej, mund të ketë gisht UDB-ja…?! Gjë e cila as më pak dhe as më shumë ishte një akuzë tejet e rëndë që behej prej Resulit, që indirekt implikonte Sigurimin e Shtetit me UDB-në, në një bashkëpunim të tyre. Por edhe sa më sipër, ajo që bie në sy është fakti se lidhur me këtë gjë, nuk ka asnjë reagim me shënimet përkatëse në letrën në fjalë, siç ka ndodhur edhe me letra të tjera të të dënuarve politikë në atë kohë?! Por ashtu si në mjaft raste të tjera, siç dhe bëhet e ditur nga dokumenti në fjalë, letra e shkruar me aq shpresë nga Kapllan Resuli, nuk i ka rënë kurrë në dorë Enver Hoxhës.

Sipas shënimit që ka lënë Hysni Kapo më dorën e tij në shkresën shoqëruese përkatëse të letrës së Resulit, “Shoku Enver nuk merret me letrat e të burgosurve dhe çështjen e tij e kanë në dorë organet e drejtësisë…”?! Dhe pas këtij shënimi, letra e Resulit i është kthyer përsëri ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu, njeriut që kishte vendosur dhe ekzekutuar arrestimin e tij, natyrisht duke marrë më parë dhe aprovimin e firmën e Hysni Kapos, sekretarit përkatës të Komitetit Qendror të PPSH-së, (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), i cili zbatonte me përpikëri vijën politike të Enver Hoxhës.

Gjë e cila e mbyllte dhe i “vinte kapak” çështjes Resuli, duke bërë që ai të vuante për vite me radhë burgjeve dhe internimeve të atij regjimi diktatorial, bashkë me mjaft shkrimtarë dhe artistë të tjerë nga atdheu amë. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, edhe kjo letër e Kapllan Resulit dhe shkresat e tjera shoqëruese, botohen të plota dhe pa asnjë shkurtim.


………………………………………….
Kapllan Resuli
Shokut Hysni
Reparti 313 Tiranë
Kërkon të merret nën mbrojtje nga shoku Enver e të shkarkohet nga akuza që i kanë ngritur. Ndodhet i arrestuar dhe i është dorëzuar akuza për të dalë në gjyq. Si arrestimin dhe akuzën i quan të padrejta e pa asnjë bazë. Thotë se s’ka kryer asnjë krim dhe se ato që i atribuohen janë intriga të kurdisura. Lutet të caktohet një komisjon të rishqyrtojë çështjen e tij e do të dali ashtu si mendon ai. Thotë se dënimi I tij do të ketë pasoja për shtetin shqiptar e sidomos për çështjen kosovare. Mendon se në këtë çështje të kurdisur do të ketë gisht UDB-ja.

(Shënimi i Hysni Kapos)
Shoku Enver nuk merret me çështje të të burgosurve.
Letra t’i jepet për ta parë shokut Kadri dhe të mbesë në arshiva pa i dhënë përgjigjie. Meqënse çështjen e tij e kanë organet e drejtësisë dhe ta ndjekin ato deri në fund të skjarojnë të vërtetën.

Hysni Kapo
20/V/1971
………………………………………….

Sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së
Shokut Enver Hoxha
Tiranë
Lutje
I nëshkruari Kapllan Resulli, shkrimtar kosovar nga Ulqini, i arratisur nga Jugosllavia në R.P. të Shqipërisë në vitin 1960 si emigrant politik, i martuar me dy fëmijë të vegjël që tani kanë mbet jetima se jam i arrestuem në burgun Nr.313 të Tiranës, ju parashtroj këtë lutje si vijon:
Pardje hetuesi më dorëzoi akt-akuzën dhe kështu m’u bë e qartë se organet e pushtetit dashkan me më nxjerrë në gjyq.
Jam i pafajshëm, se edhe ato gabime që mund të kem, nuk kanë karakterin e ndonjë veprimtaria armiqësore, por janë rezultat i një trajtimi jo të drejtë që më asht ba që nga dita e ardhjes në R.P. të Shqipënisë, janë rezultat i provokimeve të vazhdueshme, të një intrige monstruoze që asht kurdis kundra meje dhe të nxitjeve të hapura që më janë ba për të ba gabime edhe ma të randa, faje që unë fatmirësisht nuk i kam ba, tue pas besim te Partia dhe tue shpresua se një ditë Partia do të vejë dorë në këtë trajtim që po më bahet dhe do të më marrë nën mbrojtjen e saj.
Çashtja ma nuk pret. Prandej po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anulloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komisjon për rishqyrtimin e çashtjes sime.
Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë.
Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja jam në gjëndje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme.
Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë.
Kujdesi Juej për mue do të më bajë të mundun këtë gja, kurse dënimi i pamerituem që po pregaditen me më dhanë mbas gjithë atyne vuejtjeve, sakrificave dhe të atij kontributi që i dhashë kombit e atdheut shqiptar, Partisë së Punës të Shqipërisë, do të më shkatërrojë familjen dhe do të më marrë në qafë jo vetëm mue, por edhe ata dy fëmijë të mitun, Arbenin dhe Arbanën, Nga ana tjetër dënimi i pamerituem do të ketë pasoja të damëshme edhe për kombin e atdheun shqiptar, edhe për partinë, e veçanërisht për çashtjen e Kosovës. Unë nuk e dëshiroj këtë gja, prandaj edhe po ju drejtohem me këtë lutje.
Me shpresë dhe me nderime

Tiranë
Më.6.V.1971
Shkrimtari kosovar
Kapllan Resuli
………………………………………….
PARTIA E PUNES
SHQIPERISE
KOMITETI QENDROR
Tiranë, më 26 / 5/ 1971
Nr. K 96/1 Prot.

LANDA:  Dërgohet letra e Kapllan Resulit

MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDESHME
(Shokut Kadri Hazbiu)
TIRANE
Me porosi të shokut Hysni Kapo ju dërgojmë për të parë letrën që i drejton shokut Enver i quajturi Kapllan Resuli.
Pasi të mbaroni punë, letra të kthehet pa i dhënë përgjigjie të interesuarit.
E NGARKUAR ME PUNEN E LETRAVE DHE ANKESAVE
Vangjelo Sotiriadhi
Shoku Kadri e pa dhe e ktheu letrën
a-a  1.5.71
Lidhje cop 1


Shfaq Komentet (22)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Qe veprime te tilla jane bere dhe qe dihen nga ata qe kane jetuar ne ato vite. Ky kapllani, vertet eshte arrestuar, por per çudi para nje a dy viteve, duke ndenjur ne kolltuqete serbomedhenjeve, ka deklaruar qe shqiptaret nuk jane te ilire. A e mban mend ti i nderuar qe ben kete shkrim? Pra ky na paska nderruar edhe emrin ,duke u konvertuar ne eme mbiemer sllav. A i din ti keto per kete person? Qe ka vuajtur na vjen keq, por qe te shkruar duke deformuar me dashje historine e shqiperise dhe shqiptareve kete nuk duhet tja leme pa permendur. Tung dhe mire eshte te jemi pak vigjilente kur shkruajme.
    xyz

    Përgjigju ↓
  2. E kame Lexuar Romanin “TRADHETIA” te autorit Kapllan Resuli…ose te themi me mire i ketij “Autori”….
    Eshte nje Romane me te vertet i Shkelqyer, qe Nerthure Ngjarjet Reale me Realitein e Hidhur se si Shqipetaret Vriteshin MBASE SHPINE NGA UZNOJA-Serbe…Eshte me te Vertet nje Romane me Momente Emocjonuese..dhe Padyshim SHPREHET QARTE KARAKTERI LUFTARAKE I VELLEZERVE SHQIPETARE TE KOSOVES LINDORE qe Luftuan Kundeer Okupatorit..pa dallim Feje..krahine dhe Idje…
    Por…nje DITE PAS VITEVE TE 90-ta Pyeta dike, pse eshte i “Ndaluar” Romani i Kapllanit???Dhe mor nje pergjigje BEFASUESE:KAPLLAN RESULI ESHTE ARRESTUAR SI NJE AGJENTE I UDB-se????VERTET??Po duke “Germuar” edhe me Pyeta po nje shokun time te Klases qe e kishte babane Oficer..mos valle dinte gje per Kapllan Resulin??Babai i shokut time..pyet nje shoke te tije te sigurimit te Shtetit DHE PERGJIGJA ISHTE SHUME IMPLIKUES DHE INTRIGUESE:NJE DELEGACJON I SHQIPETAREVE TE KOSOVES VJEN NE SHQIPERI DIKU nga Vitet 1970-ta ose edhe me pare…DHE NJE ANTARE I DELEGACJONIT PASI PA “ROMANIN” TRADHETIA TE AUTORIT Resul Kapllani DEKLAROJ SE ROMANI NUK ESHTE I TIJE; POR I VJEDHUR..PRA ROMANI JU VODHE NJE SHQIPETARI TE KOSOVES,QE ME VONE REULTOJ I ZHDUKUR,dhe per Koincidence pas BOTIMIT TE ROMANIT NE SHQIPERI NGA AUTORI “KAPLLAN RESULI”,Vizitori nga Kosova Pjese e Delegacjonit kerkoj nga Organet e Shteti Shqipetare te IDENTIFIKONIN VERTETESINE E AUTORIT RESULI…per kete U ARRESTUA KAPLLAN RESULI…Pra Kapllan Resuli ishte nje Agjente i UDB-se i lene ne “Gjume”…Duket se E VERTETA ESHTE TAMAM SIKURESE THA SHQIPETARI VIZITORE NGA KOSOVA..sepse Kapllan Resuli koheve te fundit na ESHTE BERE SERBE…dhe biles me Deklarat te ashpera per Shqipetaret…
    RESPEKT PER SIGURIMIN E SHTETI QE E DENOJ RESULIN…dhe na la Sali Berishen KANALIN DY TE VICIDOLLIT…pa Ndershkuar..qe na Shkaterroj SHQIPERINE..lol(Shenim:iSHIM NXENES dhe nuk kishim Funksjone te pushteti Komunist; QE TE GENJEJME)

    Përgjigju ↓
  3. Me keqardhje konstatoj se, ndërsa popujt e eks-Jugosllavisë po përkujtojnë përmes mediave të tyre 65-vjetorin e disidencës sime, që është edhe përvjetori i disidencës së tyre, bile edhe e popujve të Ballkanit (Në mënyrë të veçantë e popullit shqiptar !) dhe të Evropës e të botës mbarë, mediat shqiptare, duke heshtur për kët eveniment me rëndësi të veçantë, po vazhdojnë me shpifjet e intrigat e tyre meskine kundër meje.
    Dashnor Kaloçi, tashmë i njohur si enverist, që është angazhuar në luftën e ndyrë, pa principe e më kriminale të enveristëve kundër meje me shpifje, intriga e falsifikime, ja ku na paraqitet rishëm, po në atë front, ku falsifikon qysh në titull të artikullit të tij se paskam thanë “jam viktimë e UDB”, duke falsifikuar kështu shprehjen time autentike “në intrigën që asht kurdisë kundra meje mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës e Shqipnisë”.
    Jam arrestuar me dt. 03. nëntor 1970, para dite, ndërsa pas dite, pra pas disa orësh, ka arritur nga Beogradi në Tiranë ambasadori jugosllav, kështu që të nesërmen, në vend që mediat shqiptare të flisnin për arrestimin tim, buçitën për arritjen e ambasadorit jugosllav dhe vendosjen e marrdhënieve diplomatike me Jugosllavinë në rang ambasadash, gjë që ishte kuptimplote për të gjithë, qysh atë ditë, por jo edhe për Dashnor Kaloçin – sot e kësaj dite !!!
    Me dt. 04., pra të nesërmen në mëngjes, para orës 7.00, kur më çoi polici në nevojtore (që ishte për ne, të burgosurit, se nëpunësit kishin nevojtore tjetër !), në koshin e plehrave gjeta copën e gazetës ZËRI I POPULLIT, ku shkruante – “dje arriti në Tiranë ambasadori jugosllav Jovan Peçenoviq”. Ishte e vendosur qëllimisht ashtu që unë ta shihja menjëherë. Kështu në çast m’u bë e qartë pse më kishin arrestuar dhe se atë njoftim, në atë mënyrë, po ma jepnin pikërisht përfaqësuesit e qeverisë me qëllim që t’u nënshtrohesha e të mos protestoja. Apo kishte dalë në qytet ndonjë i burgosur dhe e kishte blerë pa zbardhur drita ZERIN E POPULLIT – që të fshinte prapanicën me te ?!
    Pra, mua m’u bë e qartë pse më kishin arrestuar, si dhe shum gjëra të tjera që, deri atë ditë, nuk i kisha kuptuar. Me gjithë qartësinë time unë nuk mund të hidhesha në kundërsulm: më duhej të shtiresha sikur akoma nuk e kisha kuptuar gjithë të vërtetën dhe sikur akoma kisha shpresë tek Enver Hoxha, e megjithatë – ua paskam thënë të vërtetën që rishëm e konfirmoj: në intrigat që janë kurdisur kundër meje ka patur gisht që çke me te edhe UDB-a, por jo edhe PPSH-ëja, të cilës udhëheqja, në krye me Enver Hoxhën, i hidhte hi syve dhe e tërhiqte për hunde, gjoja se po ndërtonin socializmin, në një kohë që ata kishin ndërtuar e forconin social-fashizmin, apo – siç e pranoi dhe vetë E.Hoxha para se të vdiste – banditizmin !!!
    Pra, unë as nuk kam shkruar, se as nuk isha, viktimë e UDB-esë, por një lutëtar i vendosur e konsekvent kundër saj (Gjë që vërtetohet me veprat e mija të botuara deri atëherë !), siç kam qenë edhe kundër Sigurimit, por – me që deri ditën e arrestimit nuk isha i ndërgjegjshëm – nuk kam qenë (dhe as që kam mujtë të jem !) aq i vendosur, siç u bëra pas arrestimit dhe ndërgjegjësimit se me kend kisha të bëja.
    Në vend të atij titulli armiqësisht tendencioz, Kaloçi ka mujtë ta nxirrte titullin nga akuza ime se “gabimet që mund të kem…janë rezultat të një trajtimi jo të drejtë që më asht ba që nga dita e ardhjes në R.P. të Shqipërisë, janë rezultat të provokimeve të vazhdueshme, të një intrige që asht kurdisë kundra meje dhe të nxitjeve të hapuna që më janë ba për të ba gabime edhe ma të randa, faje, që unë fatmirsisht nuk i kam ba”, gjë që Kaloçi e pranon se “as më pak dhe as më shumë ishte një akuzë tejet e rëndë prej Resulit, që indirekt implikonte Sigurimin e Shtetit me UDB-në në një bashkëpunim të tyre”. Jo INDIREKT por direkt, se Enver Hoxha e dinte që Sigurimi më kishinë vënë në përpunim policesk dhe më provokonte që të vrisja edhe gruan me të dy fëmijtë (Për çka më kishin futur edhe revolen e tyre në banesë !), kështu që të më arrestonin e dënonin si nji kriminel më ordiner, pasi të zduknin me atë akuzë simpatinë e madhe që gëzoja në popull si autor i romanit TRADHTIJA, për të cilin qysh me kohë intrigonin sikur nuk ishte vepër e imja.
    Pretendimi se më kanë akuzuar si agjent të UDB-së është një shpifje e Kaljoçit. UDB-në as që ma kanë zënë me gojë. Urdhëroni shihni fotokopjet e akuzave e të vendimeve që i kam botuar në veprën time PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE, Ulqin 2016. Po, si për çdo emigrant tjetër të arrestuar, në popull edhe për mua kanë lansuar shpifjen se isha agjent i UDB-së. Mirpo, për mua ka kundërshtuar menjëherë ambasadori jugosllav, se ashtu nuk i kishin bërë fjalët për likvidimin tim. Kështu ipsissimus E.Hoxha qe i detyruar që nga nga presidiumi i Plenumit të KQ të PPSH-ës të deklaronte: “Kapllan Resuli nuk është arrestuar si agjent i UDB-së !”
    Komenti, që i bën Kaljoçi kësaj letre, le shum për të dëshiruar në shum aspekte: është plot me pasaktësira e gënjeshtra enveriste. Sa për dijeni, faksimilin e kësaj letre e ka botuar Alfred Leli, në gazetëm MAPO, Tiranë, gusht 2010, duke e përcjellur me komentin e tij super-enverist. Unë i jam përgjegjur A.Lelit, po ai nuk ma botoi atë përgjigje, se deri aty kishte arritur demokracija e tij.

    Përgjigju ↓
    1. Kapllan Buroviçi eshtë akoma nje agjent i serbeve. Unë kam lexuar shumë shkrime e Buroviçit ne faqet serbe dhe kam venë re qe ky kal i trojes shkruan akoma kunder shqiptareve dhe historise e Shqiperise. Kapllan Buroviçi, e ka zdhjedhur emrin Resuli si pseudonim per te hyre në Shqiperi. Në uabsijten e gazetes serbe tabloid Kapllan Resuli shkruan: „ Posenno život i delo Kaplana Burovića, koga Albanci poznaju sa pseudonimom Kapllan Resuli i ni dan-danas ne mogu shvatiti kako je moguće da on nije Albanac!“. Perkthimi ne shqipë eshtë: „ Sidomos jetën dhe punën e Kaplan Buroviq, të cilin shqiptarët e njohin me pseudonimin Kaplan Resuli edhe nuk e kuptojnë se si eshtë e mundur që ai të mos jetë shqiptar.“

      Per më tepër: Kaplan Burovići eshte një qenë i kishes dhe politikes raciste dhe shoviniste serbe. Ne faqen : http://iskra.co/reagovanja/akademik-kaplan-burovic-ministarstvo-dijaspore-albanaca-srbije-kosmeta-crne-gore-i-albanije/ Z. Burovići i ofendon Shqiptaret e Kosovës me fjalen „Koqevar“ . Ne serbisht:“ Pametni su ovi Koqevari (Čita se Koćevar i znači – “obšenih testikula” !), kako ih nazivaju sabraća iz Albanije, Dritero Agoli i Mojkom Zećo! Ili ne ?! Pa oni od vremena traže da se ova dijaspora ujedini sa “maticom” Kosovo i da se za glavni grad te Ve-e-elike Albanije proglasi Prizren ! Pametni su, pametni ovi Koqevari“. Ne shqip: „Këto Kochevari janë të zgjuar (Koćevar lexon dhe thotë – “testisi i ngjitur”!), Siç i quajnë asamble nga Shqipëria, Dritero Agoli dhe Mojca Zeço! Apo jo ?! Dhe herë pas here, ata kërkojnë që kjo diasporë të bashkohet me “lindjen e Krishtit” të Kosovës dhe ta shpall Prizrenin kryeqytetin e kësaj Shqipërie të Madhe! Ata janë të zgjuar, të zgjuar këta Koqevari“.

      Këto shkrime vertetojnë qe Kapllan Buroviçi eshtë një nga racistët më të mëdhenj dhe akoma nje agjent i serbise qe jeton ne Svizër.

      Përgjigju ↓
    2. I “Nderuari” Kapllan Resuali ose i ashtuquajturi Kapllan..Ne vitin 1982-3 kane Mberritur ne Shqiperi, kontigjentet e Shqipetareve qe erdhen nga Kosova Martire,per Mbrojtje nga Shqiperia Meme…dhe nje Pjese jane Vendosur edhe ne Fier…dhe hanin ne Konviktin e Shkolles “Petro Sota” KoNVIKTI I SHKOLLES MEKANIKE….jame Deshmitare i Gjalle, sepse kame qene vete Konviktore…ishin Djeme SHTATELARTE Bjonde; mbi 22-23 Vjece..ose edhe me Pake….dhe keta “Vellezer-Kosovare”.. Nuk u pane me ne Mensen e Konviktit Tone…
      1-Cuditerisht ATA nuk na Afroheshin neve Shqipetareve(Nxenes)..akoma edhe kur Pyeta dike,se nga Cila Zone e Kosoves jeni MU PERGJEGJ nuk e di???
      Ata na shmangeshin neve Konviktoreve te tjere, dhe Nuk Hynin ne Biseda me ne…Ne ishim Femije(Viti i pare 14.-te vjecare)..dhe si Femije ne nuk kishim Lidhje me Sigurimin e Shtetit apo me Strukturat e tyre..thjeshte ishim Kurjoze te dinim per Vuajtjet dhe Demostratat qe u Zhvilluan ne Kosove Prille te 1981-shit..Ne kishim Broshura…dhe Ishim te Informuar per Diskriminimin e Shqipetare..dhe “Irredentizmin” qe Akuzoheshin nga Serbomedhenjte…
      1-Z.Resuli Kapllan..Keta “Bukuroshe” Shtatelarte..NA DOLEN EDHE INFORMATORE TE UDB-se ..por na dolen edhe SERBE, te Lindur ne Kosove….qe u hodhen ne Shqiperi ..se me c´fare Misjoni kete e dine Organet Kompetente te kohes..Por NJE GJE ESHTE E ARTE ATA NUK ISHIN SHQIPETARE..
      Kthehemi te ju Z.Kapllan Resuli..Une kame qene nje Nxenes jo i Dalluar ,por kame qene Gjithmone i Interesuar per Letersine(Kuptohet per kohen pa INT)..dhe Romani juaj me ra ne dore Rastesishte nga Shoqe Klase,Romane ,te cilin nuk ja Ktheve Kurre Shoqese se Klases,sepse me Pelqeu aq shume se une per te mos ja Kthyer i thashe e “Humba”…Kuptove??
      Ne se ju keni shkruar Romanin “Tradhetia”…nuk me thoni cilen Veper tjeter keni Shkruar??Jame shume i Interesuar ta Lexoj..dhe pa e Fshehur do te mundohem te Vleresoj Kualitetin e Shkrimeve tuaja..per te GJETUR AUTORIN E VERTET TE ROMANIT TRADHETIA..
      Te siguroj se kame nje Bibloteke shume te pasur ne Shqiperi…dhe Romanet Aventureske te Marke Dodanit..apo Sulejmani Krasniqit(Ne shpellen e banditeve)..ect…jane Pjese e “Rafteve” te Biblotekse..por ..Veprat e Ismail Kadares ,Dritero Agollit dhe shume shrkimetareve te tejere Shqipetare jane ne Vendin e pare…
      Ti them te gjitha keto Z.”Kapllan Resuli” se nje Njeri qe ka si Hobby Leximin..KA EDHE SHKALLEN E AFTESISE SE VLERSIMIT,lere pastaj mbetet edhe Shkalla e Imagjinimit apo Fantazise..PRA SHKURT DO TE THOJA..nje Lexues i mire Bene edhe Vleresime…POR CILI ESHTE VLERESIMI IME PER JU????VLERESIMI IME PER ROMANIN “TRADHETIA” ESHTE I SHKELQYER..POR PER “RESUL KAPLLANIN” qe Flete Kunder Shqipetareve..dhe se fundi di qe ka Nenshtetesi Serbe..le shume per te KUPTUAR, se ju Resual Kapllani nuk jeni AUTORE I ROMANIT TRADHETIA..ai qe ka Shkruar Romanin Tradhetia eshte nje PATRIOT I MADHE,dhe si i tille nuk flete keq per Shqipetaret..dhe nese ju Kapllan Resuali DO TE ISHIT SHQIPETARE I PASTER..te te “Siguroj” se nuk do te ishit Arrestuar..SE SHQIPERIA NA SHKEMBEN AMBASADORET ME JUGOSLLAVIN , personalishte kete nuk e Besoj…REGJIMI KOMUNIST ISHTE I KEQ, per te gjithe Shqipetaret..POR QE TJU KRYQEZONIN JUVE, ??Pse??Ju nuk ishit pjese e Politikes Vendim-Marrese..ju ishti thjeshte nje Mesues(Mesova se punonit)..Pra Ju nuk ishit PROBLEME per Vendosjen e Marredhenjeve dypaleshe:Shqiperi-Jugosllavi…pra ajo qe thoni ju Nuk eshte e Besushme:::Nje Gje :PARA SE TE VDISNI NA TREGONI SE KUSH ISHTE AUTORI I VERTET I ROMANIT “TRADHETIA”..
      (Shenim:Nuk kame Lidhje dhe nuk e njohe Dashnor Kalocin..)

      Përgjigju ↓
  4. Në Nr. 400 të gazetës së Beogradit, që ka dalë prej shtypit sot, 19.X.2017, kryeredaktori Millovan Brkiq boton artikullin e tij hyrës RADODAJKA, ku – pasi e sulmon si kurdoherë rëndë me akuza pushtetin aktual serb – thotë se e kanë festuar atë numër jubilar « duke i shprehur mirnjohtje të vecantë akademikut, prof. dr. Kaplan Buroviqit, disidentit shqiptar, që në atë gazetë ka botuar rreth njëqind tekste shkencore lidhur me shqiptarët. Pushtetet sërbe nuk e kanë dekoruar për atë punë shkencore, të rëndë e të mundimshme ».
    Ka harruar të shtojë se ky disident nuk është vetëm shqiptar, por edhe jugosllav (serb) dhe se pushteti aktual serb, si dikur në përbërjen e shtetit jugosllav, ashtu edhe sot si shtet më vete, jo vetëm që s’e ka dekoruar, por edhe e ka ndjekur e persekutuar (Dhe po e persekuton !), në vend e në emigracion, veç dhe tok me shtetin shiptar. Bile, disa herë kanë tentuar edhe për ta zhdukur fizikisht, për çka është folur edhe përmes mediave.
    Për persekutimin monstruoz e më pa precedan në historinë e njerëzimit të Akademikut Resuli tashti cercërojnë edhe zogjët e maleve, kurse titistët dhe enveristët, me emër e pa emër, vazhdojnë me akuzat e tyre bajate dhe më absurde se na paska qenë agjent i UDB-së, edhe pse – nga dokumentat e prezantuar publikisht nga vetë Akademiku – shihet qart se, si në Jugosllavi, ashtu edhe në Shqipëri, është arrestuar e dënuar plotësisht i pafajshëm. Bile, edhe plotësisht të ndërgjegjshëm se po e dënojnë të pafajshëm.
    Parlamenti shqiptar edhe ja ka njohur me dekret pafajsinë e plot dhe po i pagon dëmshpërblimin, kurse Narodna Skupshtina e Serbisë vazhdon ta mbajë në listat e zeza e ta trajtojë si armikun e vet Nr. 1, ashtu siç nuk i trajton as ata që kanë formuar partitë politike dhe synojnë t’ia marrin pushtetin.
    Përmes personave të veçantë populli shqiptar ka protestuar për këtë trajtim të kundërligjshëm dhe të pamerituar, duke i shprehur edhe mirnjohtjen për të gjitha sa ka bërë e sa ka hequr për popullin shqiptar në luftë për liri e demokraci. Edhe Sali Berisha, nga pozita e presidentit të Shqipërisë, bile dhe Fatos Nano, nga pozita e kryeministrit dhe të shefit të PPSH-ës, i kanë shprehur keqardhjen për të gjitha sa ka hequr në Shqipëri, personalisht dhe familjarisht. Për më tepër, edhe e kanë ftuar që të kthehet, duke e njohur edhe për qytetar konstruktiv. Këtij të dënuari prej „komunistave“ të Titos e të Enver Hoxhës për antikomunizëm, pasi doli prej burgut shqiptar një Parti Komuniste i ka dërguar librezën e antarit të vet.
    Populli serb e ka dekoruar me medalje të arta dhe e ka shpallur për Kalorës të Popullit, bile edhe për Luftëtar të Shenjtë (= Hero i Popullit). Kisha Ortodokse Serbe e ka dekoruar me medalen e saj më të lartë të artë „Petar II Petroviq – Njegosh“. Dy dekorata të tjera i kanë arritur nga Moska.
    Të gjitha këto i dinë shqiptarët fare mirë. Dhe më mirë se kushdo, ata që, si në këtë WEB, vazhdojnë me akuzat e tyre absurde, të dala na guzhina e Sigurimit, apo të UDB-së.
    Millovan Brkiqit, duke e falenderuar për trajtimin dhe vlerësimin, që i ka bërë Akademikut Resuli, i themi se edhe Qeveria Serbe, përmes qeverisë jugosllave, e ka vlerësuar dhe dekoruar Akademikun Resuli në vitin 1959. me 18 muaj burg të rreptë dhe shkatërrimin e familjes, kurse në vitin 1970., permes Qeverisë Shqiptare – me 43 vite burg më monstruoz, me shkatërrimin e familjes së dytë dhe masakrimin e fëmijve. Këto janë dy dekortat më me rëndësi që i janë dhënë akademikut, prof. dr. Kapllan Resuli, që nëpër shekuj do të akuzojnë si Qeverinë Sërbe (Deri ditën që t’i njohë pafajsinë !), ashtu edhe Qeverinë Shqiptare, që – ndonëse i ka njohur pafajsinë – përmes palaçove të sajë e trajtimit që po i bën, vazhdon me persekutimin e krimet e saja të reja.

    Përgjigju ↓
  5. Kaplan Buroviçi eshtë një gënjeshtar, shtrëmbues, fashist dhe agjent i Serbise. Ai- Më gojën e vetë- pranon që është dekoruar nga shteti dhe kisha serbë po edhe nga shteti rus. Kaplan Resulbegović Burović nuk ka qënë, është dhë do bëhët shqiptar. Ai nuk e meriton asnjë meritë ose dekorim nga shqiptarër ose shteti shqiptar. Ky fashist i dha faqes propagandiste ruse një intervistë ku permes Tezavë te tij raciste kerkon debinim e shqiptateve nga trojet e tyre ne Kosovë, Maqedoni dhe Mal e Zi. ne faqen e propagandes ruse sputnik ai thotë: „Pritom treba da se preduzmu mere prema onim Albancima koji nisu Albanci, koji su naši, a prave nam se veći Albanci i od samih Albanaca. Kao što su oni prema nama nemilosrdni, i mi treba da im odgovorimo sličnim jezikom. Ne mislim da treba ponoviti novu istragu poturica. Nikako! Ali predočiti im da treba da biraju ili vraćanje svom narodu (ne i veri), ili da izaberu da budu tamo odakle su došli oni sa Kojima su se ujedinili protiv svog naroda.„ Perkthimi ne shqip: „Ne duhet të ndërmarrim masa kundër atyre shqiptarëve që nuk janë shqiptarë, sepse ne jemi më të mëdhenj se shqiptarët. Kur ata janë të pamëshirshëm ndaj nesh, ne duhet t’u përgjigjemi atyre në një gjuhë të ngjashme. Por t’u tregosh atyre se duhet të zgjedhin ose të kthehen tek populli i tyre, ose të zgjedhin të ikin atë vënd, ku kanë ardhur.“

    Kaplan Buroviçi i quan shqiptarët ne Malin e Zi „okupator“ e shtetit fqinjë. Këtë mund ta lexoni ne faqen: http://www.malesia.org/2016/07/06/sado-mahonizmi-i-nje-shqiptari-lidhur-me-pretedimet-antishkencore-te-anton-berishajt/?undefined&undefined#.We4BvGibGEc .

    Ky Burović eshtë mashtruesi, racisti, propagandisti më i madhë serbë që shkeli token shqiptarë. Unë pres diten qe do lexojë lajmin „ Preminuo Kaplan Burović“

    Përgjigju ↓
  6. Me Kapllan Buroviqin kemi pasur një dialog tejet të ashpër
    në Manastir gjatë promovimit të një libri me përmbajtje antishqiptare të shkruar sipas porosive të sllavomaqedonasve,
    me ç’rast shqiptarët e prezantonte si sellxhuk,e kushedi çfarë tjetër,por jo si iliri.Nga ashpërsia dialogu përpak që
    s’u shndërrua incident me përmasa rahjeje fizike

    Përgjigju ↓
  7. XYZ, 16.X.2017.- Është e qartë se jeni enverist, po a e keni të qartë se jeni edhe titoist dhe se, në ato kolltuqe, jeni ulur e po qëndroni vetë?! Unë jam larg atyre kolltuqeve, bile edhe në emigracion, si emigrant politik jugosllav (E jo shqiptar !), si armik i kolltuqefagëve sërbë, që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për të më likviduar fizikisht, veç dhe tok me kolltukqefagët shqiptarë, me ju, që me kërkesë nga Beogradi më arrestuat dhe tentuat që të më eliminoni edhe fizikisht. Dhe përse, me çfarë akuze? Kosova-Republikë !!! Shihni akt-akuzën, se jua kam botuar edhe faksimilin e saj në veprën time PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE ! Dhe pas kësaj ju akoma prisni që unë të jem me ju ?! Jo unë, që nuk jam as shqiptar, se kosovar jo që jo, por as kosovarët shqiptarë dhe as shqiptarët në përgjithësi e kudo që të jenë, nuk duhet të jenë me ju. Përkundrazi, duhet t’ju pështyjnë në surrat. Kosova Republikë duhet t’ju pështyjë në surrat.
    Unë nuk kam thënë vetëm se shqiptarët nuk janë ilirë, por edhe e kam dokumentuar atë gjë. E çdo të donit ju, që edhe unë t’i mbyll sytë para së vërtetës e t’ju mbaj iso në gënjeshtrat e falsifikimet tuaja, me të cilat i keni indoktrinuar shqiptarët dhe po i tërhiqni për hunde, po i përdorni si mish për topa si kundër vetes së tyre, ashtu edhe në shërbim të xhandarit ndërkombëtar ! Nuk e kam deformuar unë historinë e Shqipërisë e të popullit shqiptar, por jeni ju ata që e keni deformuar e falsifikuar, gjithsesi. Me tezat e mija albanologjike janë solidarizuar të gjithë albanologët e botës dhe ja ku dita-ditës po solidarizohen edhe vetë albanologët shqiptarë, historijanët dhe akademikët, ata që janë me nder e dinjitet.
    ALEKS MUZAKA-Enverist, 18.X.2017.- Përkthimet tuaja të citateve të mija, nga sërbishtja shqip, nuk janë të sakta (Kulmi i përkthimit absurd : «ata kërkojnë që kjo diasporë të bashkohet me “lindjen e Krishtit” të Kosovës » !) , po megjithate e ditkët atë gjuhë sa për të më ndjekur nëpër media ku më botohen shkrimet. A ka mundësi të na tregoni se me se ju pagojnë, me lekë, apo me dinarë ?!
    Mbiemrin-pseudonimin RESULI e kam zgjedhur si Miladin Popoviqi pseudonimim ALI GOSTIVARI, për të njejtën arsye, se ata që keni qenë në kohën e tij, jeni edhe sot. Pseudonimet nuk janë ndonjë krim, por gjëja më e zakonshme. Qeveria shqiptare e dinte fare mir se mbiemri im i trashiguar nga babai ishte RESULBEGOVIC dhe vetë ajo më rekomandoi që ta shkurtoja në RESULI, ashtu siç ia keni rekomanduar edhe Miladin Popoviqit.
    « KOQEVAR » i keni quajtur ju kosovarët shqiptarë në përgjithësi, ju të bandës së Enver Hoxhës, kurse unë jam ai që ju kam stigmatizuar për atë gjë dhe po ju tregoj se ndonjëri prej tyre, që ndoshta edhe e ka merituar atë noftë, ja ku po jua kthen me kërkesën që kryeqyteti i Shqipërisë të kalojë në Prizren, se ju – koqevarët e Shqipërisë – nuk qenkët të zotë ta drejtoni. Po në vend që të kapeni për atë që është esenciale, tejet e rëndësishme në kët mes, ju e devijoni problemin gjoja tek « fyerja ». Rastësisht e bëni këtë gjë, apo qëllimisht ?!
    Sikur t’ia kisha ndryshuar unë Mojkom Zeqos emrin në Mojca Zeço, do të më kishit akuzuar se po ju sërbizoj. Duke ia ndryshuar ju, na keni treguar se sa shum e njihni dhe me ç’kompetenca shkuan ai kundër meje.
    Me që sipas jush jam shqiptar (Dhe jo vetëm sipas jush, por edhe sipas titoistave !), atëherë duhet të jem racist shqiptar. E me që ju, ilirët e pellazgët shqiptarë, qenkët kundër këtij racizmit tim, unë ju përgëzoj dhe pres që, në shkrimet e tjera, të demostroni më konkretisht mungesën e racizmit tek ju.

    FIERI, 16.X.2017. Ju falenderoj që e vlerësoni romanin tim TRADHTIJA. Për sa i përket autorësisë, që m’ja mohoni, shihni çka thotë Akademia e shkencave dhe e arteve e Prishtinës, që bazohet tek romani, e jo si ju në thashë e thanat dhe prrallat e stisura nga Sigurimi.
    ALEKS MUZAKA-Enverist, 23.X.2017.- Nuk është kënaqur me autodemaskimin që i ka bërë vetes në komentin e tij të parë (Që s’është i pari, se më ka „komentuar“ edhe në sajte të tjera !), por ja ku vazhdon rishëm me përkthime jo vetëm të pasakta, por – kësaj radhe – edhe të falsifikuara. Askund në citimin që më ban në origjinal, nuk shkruan se „ne jemi më të mëdhenj se shqiptarët“, siç i përkthen ai fjalët e mija „prave nam se veći Albanci i od samih Albanaca“. Përkthimi i saktë: të shqiptarizuarit „na bëhen-shtiren si shqiptarë më të mëdhenj edhe se vetë shqiptarët“, fjalë këto që i kam thënë edhe përmes RTV të Beogradit, duke shtuar se ndaj kombit të origjinës, këta të çkombëtarizuar, të shqiptarizuar, sillen më keq se vetë shqiptarët nacionalista ekstremista, shovinista e racista. Kur i kam thënë këto fjalë përmes RTV të Beogradit, shqiptarët e vërtetë, autentikë, më kanë duartrokitur, kurse shtiranjakët kanë ulur sytë për tokë. Apo keni protestuar, o enveristi Aleks Muzaka ?!
    Këto fjalë nuk vërtetojnë se jam as nacionalist sërb, se jo më edhe racist e fashist, po – për sortën tuaj – ne jemi edhe qenë, përderisa nuk jemi shqiptarë. Duhet të mohojmë kombësinë tonë e të deklarohemi për shqiptarë, që të mos jemi qenë, kafshë, por njerëz.
    Sjellja e diasporës shqiptare në Ulqin ështe sjellje prej okupatori fashist. Urdhëroni provar: Ata i kanë vënë një rruge të Ulqinit emrin e fashistit të njohur shqiptar CAFO BEGUT ! Nënat cërnagorase (dhe shqiptare !) vazhdojnë të mbajnë shamijat e zeza për djemët e pushkakuar (Edhe në besë !) nga krimineli Cafo-beg, të cilin edhe populli shqiptar e ka nxjerrë para gjyqit, atje – në Tiranë, dhe e ka denuar. Fashistët e racistët shqiptarë sigurisht që nuk e denojnë, por edhe e dekorojnë.
    Gjatë këtyre „komentave“ është vënë në dukje se sërbët po protestojnë edhe përmes mediave kundër qeverisë sërbe që akoma nuk e ka dekoruar këtë Kapllan, por edhe e mban në listat e zeza. Enveristi Aleks Muzaka shpif e intrigon, falsifikon, jo vetëm se më paska dekoruar qeveria sërbe, por edhe se këtë gjë e paskam deklaruar edhe unë, personalisht. Unë askund nuk e kam deklaruar se më ka dekoruar qeveria sërbe dhe as qeveria ruse. Dekoratat i kam nga populli sërb, nga ai popull që e keni në këmbë në mes të Beogradit, duke demostruar kundër qeverisë. I kam edhe nga populli rus, nga kozakët e Taras Bulbës, e jo nga stalinistët. Më ka dekoruar edhe Kisha Ortodokse Sërbe e Cërna Gorës, që me siguri nuk është as „komuniste“ dhe as komuniste, megjithqë e di shum mir se nuk jam as i krishterë, se jo më edhe ortodoks, megjithë e di se jam nga pridët muslimanë, për më tepër – edhe komunist, shembul ky pa precedan në historinë e njerëzimit, gjë që e ka nderuar atë Kishë dhe nëpër shekuj do ta nderojë, se duke parë krimet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen mbi kokën time, jo vetëm nga qeverirat shqiptare, por edhe nga ato eks-jugosllave, dike më dekoruar me medalen e saj më të lartë mua, „muslimanin“ dhe komunistin, u ngrit kundër të gjithëve në mbrojtjen time jo vetëm si njeri e shkrimtar, por edhe si shkencëtar, që i është përkushtuar SË VËRTETËS.
    Të pritet dita e vdekjes sime, siç shpreson enveristi Aleks Muzaka, do të thotë se për së gjalli, ai dhe banda e tij, nuk janë të aftë të ballafaqoheni me mua. Ka kohë që shqiptarët e kanë shpallur të vdekur Akademinë e tyre të shkencave, që nuk merr guxim të ballafaqohet me tezat e mija albanologjike. A thua se pas vdeksjes sime do të ringjallet ?!
    Sa për dijeni: Kapllan Resuli ka hyrë në historinë e popullit shqiptar si Mandela i Shqipërisë dhe, si i tillë, nuk do të vdesë kurrë.
    NJË KËSHILLË PËR ENVERISTIN: Me që më kot po mundoheni për ta mësuar sërbishten, bëni më mir t’i përkushtoheni shqipes e ta mësoni e shkruani si duhet, se me shprehjen tuaj „Unë pres diten që do lexojë lajmin „ Preminuo Kaplan Burović““, na del se ai, Aleksa, pret ditën që Kapllani ta lexojë lajmin e vdekjes së vet.
    Si me pretendimet tuaja, ashtu edhe me këtë gjuhë, a nuk e kuptoni se po bëheni qesharakë ?! Apo jo, o Mojkom Zeqo ?! Ju bëheni qesharakë, e mua më quani qesharakë!
    Mos ndoshta edhe këto mësime të gjuhës shqipe, që jua kam dhënë e po jua jap përdit, vërtetojnë antishqiptarizmin tim ?!
    QENAN HASANI, 29.X.2017.- Ky komentues paraqitet me gënjeshtrat e tija të zakonshme për këtë kategori shqiptarësh, që vazhdojnë të ngulin këmbë në pretendimin e tyre se na qenkan pasardhës gjenetikë të ilirëve, pa asnjëfarë provash për atë gjë. Për më tepër, këta shqiptarë e dinë fare mir se albanologu i tyre më i madh, akademiku, prof. dr. Eqrem Çabej, qysh me kohë e ka deklaruar se shqiptarët, nga Rumania, kanë zbritur në Mat të Shqipërisë së sotme në shek. 10 të epokës sonë dhe se zona, ku ata shtrihen aktualisht, në Shqipëri dhe jashta kufijve të sajë, nuk është zonë ristrikcioni, por ekspansioni. Rrjedhimist, përtej kufijve të Shqipërisë aktuale, ata janë dijasporë shqiptare, e jo autoktonë, siç pretendojnë ata që nuk marrin erë nga problemat e albanologjisë, së bashku me ata që marrin erë që çke me te, por duan t’i përdorin naivët shqiptarë si mish për topa, për qëllimet e tyre antipopullore.
    Libri im CILËT JANË SHQIPTRËT ? nuk është shkruar me porosi të askujt, pra as të sllavomakedonëve, po janë ata (Ata, e jo pushteti sllavomakedon, që vazhdon të më mbajë në listat e veta të zeza, bile edhe si shqiptar !) që ma përkthyen e botuan në gjuhën e tyre, duke m’i bërë edhe një promovim të shkëlqyeshëm në godinën e Universitetit. Ky libër, rezultat i studimeve të mija mbi çështjen edhe në qelijat e burgut të Burrelit, në Shqipëri, është përkthyer e botuar edhe në gjuhë të tjera, bile edhe në gjuhën angleze (E keni edhe në internet !), po askush deri më sot nuk më ka akuzuar se e kam shkruar me porosinë e anglezëve.
    Me porosinë e bandës së zezë shqiptare ka ardhur Qenan Hasani në promovim, me qëllim dhe instrukcione që ta sabotonte. Dhe, pasi nuk ia arriti qëllimit, as vetëm dhe as me kolegët e tijë, në gazetën e diasporës shqiptare të Makedonisë FAKTI (Skopje, 16 shtator 2005) ka botuar një paskvilë kundër meje dhe librave të mi. Unë i jam përgjegjur menjëherë, po përgjigjen time Qenan Hasani me kolegët e tijë nuk ma botuan. Në promovim makedonët e lejuan Reshat Nexhipin të diskutonte, bile ia botuan edhe artikullin e tij në gazetën e vet BITOLSKI VESNIK, me gjithë pretendimet e tija antimakedone, duke respektuar parimet e demokracisë, edhe pse shqiptarët enverista sot e kësaj dite nuk duan t’ia dinë për asnjëfarë demokracie e parimesh.
    Qenan Hasanin dhe redaksinë e gazetës FAKTI i kam hedhur në gjyq, po gjykata makedone – interesant (!) – mbajti anën e tyre dhe padinë time as që e mori në shqyrtim. Dhe pas këtyre provave më të qarta, Q.Hasani na pretendon se atë libër e paskam shkruar me porosinë e tyre, të zyrtarëve makedonë.
    R.Nexhipit dhe Q.Hasanit u është përgjegjur historiani makedon dr. Riste Ivanovski, përmes gazetës BITOLSKI VESNIK. Duke mos ditur se u është përgjgjegjur ai, në po atë gazetë, makedonisht, botova edhe përgjigjen time, të cilën e ribotova edhe shqip në veprën time DËSHMOJ, Ulqin 2007, fq 86. Nuk di që të më jenë përgjegjur as R.Nexhipi dhe as Q.Hasani.
    Tashti ja ku na del ky Q.Hasani me akuza e shpifje të reja, se gjoja paska bërë me mua „një dialog tejet të ashpër“ për librin tim „me përmbajtje antishqiptare“, ku unë „i prezantokam shqiptarët si sellxhukë“ dhe se ky dialog „për pak që s’u shëndrua në incident me përmasa rahjeje fizike“.
    Apsolutisht asnjëfarë dialogu me te nuk është bërë. Dialog fare i shkurtër dhe tejet i qetë, me asnjëfarë përmasash negative, aq më pak „rrahjeje“, është bërë me R.Nexhipin, të cilit ia vura në dukje se, që shqiptarët nuk janë autohtonë as në Shqipëri, dhe as ilirë e pellazgë, ua ka thënë akademiku shqiptar, prof. dr. Eqrem Çabej qysh me kohë, para meje, gjë që as ai – R.Nexhipi – dhe as ndokush tjetër nuk e ka kundërshtuar deri atë ditë. Shtoj: edhe deri më sot ! R.Nexhipin askush nuk e ka penguar që ta kundërshtonte. Kundërshtimi që po më bënte mua nuk kishte qëllim shkencor, por tejet politik, aq më tëpër se aty ishim mledhur për të promovuar librin e sapobotuar, e jo për diskutim. Po kjo sortë shqiptarësh, zbulimet shkencore që s’u pëlqejnë, i përjetojnë si „rrahje fizike“.
    Jo vetëm ai libër, por asnjëri nga librat e mi të botuar deri më sot (Janë bërë 145 !) nuk është antishqiptar. Që injorantat shqiptarë i konsiderojnë antishqiptare zbulimet shkencore që s’u pëlqejnë, askush nuk ua ka fajin. Siç e thashë, zbulimet e mija shkencore i ka bërë Akademiku Çabej para meje, por ja që atë nuk po e quajnë antishqiptar. Nga ana tjetër unë kam shkruar edhe për popullin tim cërnagoras se nuk është autohton, por i ardhur si dhe shqiptarët, apo – siç shkruan Q.Hasani – si „sellxhukët shqiptarë“. Mos ndoshta qenkam edhe anticërnagoras ?!
    Urrejtja e shqiptarëve kundër meje, e mbjellur dhe e kultivuar nga Sigurimi i Enver Hoxhës, është e madhe, shum-shum e madhe, si për asnjë person tjetër në historinë e popullit shqiptar. Po ajo nuk tregon ndonjë faj timin, por meritat e mija shum-shum të mëdha për popullin shqiptar, në të kaluarën e sot e kësaj dite, për çka – pikërisht kjo gazetë është shquar me mbrojtjen që më ka bërë. Sa më të mëdha e më të rëndësishme që janë bërë këto merita, aq më e madhe është bërë edhe urretja e enveristëve kundër meje. Po është një fakt okulent se nuk janë të gjithë shqiptarët enverista, se ka edhe shqiptarë që më kanë çmuar e vlerësuar drejt dhe që janë ngritur edhe përmes mediave për të më mbrojtur nga llumhan’ja e popullit shqiptar, që me emër e pa emër, nuk pushon së shpifuri e akuzuari me gënjeshtra e falsifikime më morbide, më monstruoze, si ai që jua ka botuar Dashnor Kaloçi në librin e tij KADAREA I DENONCUAR.
    Duke e kuptuar situatën aktuale, kam patur dhe kam nderim për të gjithë ata shqiptarë, që më kanë kuptuar drejt. Nderim të veçantë kam patur dhe kam për dr. Ardian Klosin (Ndjesë pastë !), që dha edhe jetën e tij në mbrojtjen e së vërtetës shkencore, që po përfaqësoj dekada me radhë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, si në relacion me kombin tim, ashtu edhe në relacion me kombet e tjera, pa përjashtim dhe pa as më të voglin dallim.

    Përgjigju ↓
  8. Kapllan Buroviçi, ju jeni vetëm një akademik i vetëshpallur. Ju nuk keni arritur asnjë çmim në fushën e letersisë ose në fushën e shkençavë. Shkrimet nepër faqen serbe per historinë shqiptarë jan pa baza. Ju e permëndni Z.Eqren Çabej për justifikuar që shqiptarët kanë ardhur nga Rumania, po ju nuk e perflisni qe z. Cabej shkruante per origjinen iliro-romake qe në dhe rumunët, të vetëmit popullsitë ne Balkan, e kemi trashgemi nga paraardhesit tonë.

    Ju mund keni qenë një profesor në burgun e Burrelit, po kjo fakt nuk ju jep të drejtën të na shkruani si „ Albanolog“ për historinë e Shqiperisë. Si ka mundësi që një mësues ordinar e shkolles mesme, pa asnjë dituri në fushën e historise dhe arkeologjisë të na jap mendimë per historinë kombëtare.

    Unë jo vetëm juvë, po c‘do serbi ju deshiroj po atë fatë.

    Përgjigju ↓
  9. Sebeb per te dale ketu ne kete shkrim, u be nje lajm qe pashe mbreme tek lajmet e gazetave, vdekja e Kasem Trebeshines dhe varrosja e tij ne Turqi, vendin e tij (?); si dhe disa ankime dhe denigrime qe i bejne “shqiptaret” e internetit gjithkujt qe nuk u ben lavde atyre si shqiptare (!). Po ky sikur ka nja nje vit qe ka vdekur, mendova, pasi diku kisha lexuar per kete “tradhetar” shqiptar nga Mali i Zi dhe vdekjen e tij. Mirpo ishja ngaterruar. Kur pashe nja dy fotokopime qe bera kete vere me disa libra nga bibl.komb., (mbi te cilat nuk jam ulur akoma), dallova se autori qe une e kisha ngaterruar quhej Kapllan Resuli. Nuk e di pse bibl. komb. mbante vetem nje kopje te fjalorit te tij me te folmen e Ulqinit, per kete shkak duhet ta shihja librin (jo origjinal, me duket) ne nje salle te vecante e ta kopjoja vetem me te shkruar. (Fotografimi me celular nuk lejohej aty (!?), por dhe une nuk kisha te tille cel.) Shkurtazi me duhet te them se ne shume fjale burimi i tyre mu duk mua i gabuar, p.sh. ndonje fjale me prejardhje te qarte semite, apo perse, jepej e burimit turk, apo te burimit turk si fjale vendase apo sllave. Po nejse, keto analiza i perkasin te ardhmes, ashtu dhe librit tjeter te tij, “Iliret dhe shq.”; ketu desha te theksoj edhe nje here ate me kryesoren, se ne shqiptaret (sidomos kosovaret) i vleresojme njerezit vetem kur flasin mire per ne, apo perpiqen te vertetojne lashtesine tone. Ndaj cdo lloj teze tjeter kemi alergji, pse jo frike dhe urrejtje patollogjike. Me aq pak sa i kam hedhur nje sy librit te K.R. dhe disa tezave te tij shpejt ketu ne internet pak me pare, do thosha se K. Resuli eshte larg fakteve historike; ai sjell vetem hipoteza. Biles mangesia kryesore dallohet menjehere, trajtimi metafizik qe ai i ben problemit te prejardhjes se nje populli te caktuar, nga aty, atje, kaloi ketu, ndali aty, nje gabim i shpeshte ky edhe ne historiane me emer. Por me gjithe kete, mendoj se ne cfardo lloj studimi historik eshte e nevojshme te hidhen gjithfare hipotezash, edhe ato me te pabesueshme, edhe ato jashte cdo kendveshtrimi dialektik, pasi edhe lenda e historise do te zhvillohet nen po ato ligje qe zhvillohet edhe Natyra, duke mbushur cdo vakum me materie. Ndaj nese dikush eshte kundra mendimit dhe tezave te K. Resulit, mendoj se duhet ta bej kete me kunderteza dhe fakte te tjera me te besueshme, dhe jo me epitete banale dhe kot me se koti, qe vetem tregojne vazhden e harakirit qe ky popull i yni i ben vetvetes ne shekuj; -ndonese une mendoj se shume anonime interneti jane nga zyra nacionalistesh serbe etj., te cilet duke u hequr si shqiptare, i futin krupen kujdo shqiptari tjeter qe shfaq mendime dhe teza jo aq lavderuese per kete popull. Kete gje ka bere edhe sistemi shqiptar “socialist” me K. Resulin, kete gje kane bere edhe hetuesit apo spiunet me ‘te. Mire atehere, por sot pse na duhet ky lloj vetdenigrimi! Lereni tjetrin te qete dhe merruni me tjetrin vetem po patet dicka shkencore per te diskutuar. Gjithshka tjeter eshte humbje kohe!

    Përgjigju ↓
  10. Megjithqë Robert Thomanikaj nuk është i pari shqiptar që po komenton për mua në këtë mënyrë, tolerante, studioze e konstruktive, shkencore, pa sharje, fyerje, përbuzje, mohime, përçmime, gënjeshtra e falsifikime, kërcënime, pa nofka e epitete monstruoze, dua ta falenderoj e të evidentoj se në këto dit e rrethana, që po përjetojmë, nuk është diçka e rëndomtë, aq më pak e lehtë, të demostrosh ndaj këtij Kapllani e shejtani, „të çmenduri“, ndaj këtij „tradhtari“ nga Mali i Zi, „agjenti“ të UDB-esë, „çetniku“ e „fashisti“, i biri i „djallit“ dhe „djalli“ vetë, „Satanai“ e „maskarai“ brez pas brezi, të demostrosh edhe tolerancën më të vogël, se jo më edhe çfarëdo konsiderate sadopak pozitive.
    Nuk është e lehtë të thuhet e vërteta se shqiptarët (sidomos kosovarët) i vlerësojnë njerëzit vetëm kur flasin mirë për ta, apo kur së paku e pranojnë lashtësinë e kombit shqiptar, se – ndaj çdo lloj teze tjetër “kemi alergji, pse jo – edhe frikë dhe urrejtje patollogjike”.
    E falenderoj që më njeh edhe mua të drejtën që ta them fjalën time lidhur me problemat aktualë, edhe kur ata nuk kanë të bëjnë me popullin tim (Aq më tepër kur kanë të bëjnë edhe me popullin tim !), bile edhe me mua e familjen time personalisht, me fëmijtë e mi e me jetën tonë.
    E falenderoj për konstatimin e drejtë se populli shqiptar me shekuj po i bën vetvetes harakiri, që edhe çështjet Roberti po i shikon nën prizmin dialektik dhe që ka arritur edhe tek ndërgjegja se në Shqipëri socializmi ka qenë me thonjëza.
    Mbi të gjitha e falenderoj për konstatimin e qëndrimeve të padejta e të denigrimeve të sistemit shqiptar “socialist” ndaj meje, të hetuesave që m’i kanë kurdisur proceset gjyqësore, patjetër – me urdhër nga lart. Dhe jo vetëm mua !
    Kulmi: Mire atehere, por sot pse na duhet ky lloj vetdenigrimi !
    Të falem nderit, Robert, të falem nderit, që po i tregon botës se nuk janë të gjithë shqiptarët si ata të internetit !
    Të fala, Robert, Elenës dhe Dianës !

    Përgjigju ↓
    1. (Shpresoj te mos jete mbyllur rubrika e komenteve, pasi po e shoh te ndryshuar faqen!). Nuk ka perse dhe asgje z. Resuli per sa i perket falenderimit, sepse tjeter sjellje une nuk njoh, gje per te cilen me duhet te falenderoj edhe partine e punes, e cila na mesonte -te pakten teorikisht- te jemi prane te vertetes, panvarsisht se vete ajo ishte larg saj, gjithashtu te falenderoj sistemin tone arsimor, te cilin e ngrejten njerez te ditur e tolerante, e i cili na mesoi shume me teper nga sa mesohet sot, e po ashtu t’ia di per falembinderit edhe librave te shumte, prej te cilve njeriu meson te mos merret me cingla-mingla, e lere me pastaj me denigrime, apo ofendime, jo e jo.
      Tani sapo kam nisur te lexoj librin tuaj “Iliret dhe shqiptaret”; te them te drejten prisja me shume shkence nga nje njeri i shkences! Besoj se brenda dy-tre ditesh kam mbaruar pune me ‘te; automatikisht (insiktivisht) do te jap mendimin tim per ‘te dhe ju -besoj- do te jini i hapur per kritiken time! Shpresoj se pas pak ditesh mund ta gjeni tek Respublica.al, si e vetmja gazete ne letrat shqip qe me boton tek e ralle ndonje shkrim; te tjerat as komentet mi nxjerrin, e lere me shkrimet, ndonese une shkruaj ralle. Por nje analize me te gjate mbi librin tuaj mund ta gjeni pas pak javesh tek faqja e ime e internetit, fjale cimbuese. Kuptohet, nese do te jini kurioz dhe perkrahni nje shumice mendimesh, edhe kur ato nuk perputhen me mendimet tuaja. Gjith te mirat, Berti.

      Përgjigju ↓
      1. Kisha kaluar ne nje faqe tjeter, kur u kujtova qe kisha harruar edhe se kujt duhet ti jap te fala! Do u jepja me kenaqsi te fala ketyre dy vajzave (apo grave) me emra kaq te bukur, por fatkeqsisht nuk i njoh; duket z. Kapllan me keni ngaterruar me ndonje tjeter! Po s’ka gje, gjera qe ndodhin!

        Përgjigju ↓
  11. Z. Thomanikaj, në dy pikë ju jap të drejtë. Shumicat e shkrimevë të Kapllan Buroviç-Resulbegoviç janë larg faktevë historikë dhë bazojnë pa asnjë lidhjë jashtë standardevë shkencorë. Ju keni të drejtë kur shkauani që shumë historikianë shkruajnë pa baza. Po ju lutem më lini pak t‘ju korrigjoj. Historikiani z. Oliver Jens Schmitt, na jep të paktën burime e shekullit XV per të arsyetuar origjinën e Gjergj Kastrotit edhe luften e tij kunder osmaneve. Ky fakt justifikon punon dhe gradin e tij shkencerë

    Shume veprat e Kapllan Buroviç nuk i permbushin standardtin e shkences, por mbeten vetem thjesht në shkallën e spekulimeve dhe thashethemevë. Kapllan Buroviçi nuk jep detaje ose burime qe e justifikojnë posicionin e tij „Shkencorë“.

    Të tërat hipotezat e z. Buroviç-Resulbegoviç fillojnë më një posicion që ju afrohet shumë atyre të nationalisteve serbë. Ai më këto polemika provon të kerkoj famë në komunitetin serbë. Kjo është e natyrshmë për një person me prejardhjë slave. Por, unë si shqiptarë me perardhje Toske jam i detyruar ti kundershtoj këto- ne opinionin tim jan vetëm hipoteza absurde, me c‘do shkrim polemik. Heshtja perballe Buroviçit i jep këtij personi mundesinë të intrigoj, mashtroj edhe të falsifikoj historinë mbas gustos se tij. Nuk është mungese ndergjegje, por mëshum një akt për të mbojtur historinë tonë e shrejntë.

    Në një pik mund nuk bie dakord me ju, z. Thomanikaj. Ju i perçani shqipatrët në „ Shqiptarë“ edhe „ Kosovarë“. E para popullsia shqipatere ka dy degë. Këto jan Gegët edhë Toskët. Qofse ju perflisni per Kosovarët, perçaktimi e shqiptarevë të tjerë duhet të jetë Gegë, Toskë, Labêr ose Arvanit. Po eshtë një gabim serioz edhe i rendë kur shruani per Kosovarët si një degë e tretë. Kosovarët kan dalë nga dega gege, si p sh arvanitët nga dega toske. Prandaj ju lutem lërini këto perçarjë, sepse edhe ne tosket ne traditat tona nuk afrohemi me gegët.

    Përgjigju ↓
    1. Aleksis, mos u merr me keto gjera siperfaqsore, jo-po shqiptaret, e jo-po kosovaret. Edhe kur them kosovaret, kuptohet se e kam fjalen per shqiptaret e Kosoves, duke lene kushtu padrejtesisht jashte edhe ata 10% serbe, etj aty. Por ketu, ndarja qe une bej, ka te bej me ate qe qendrimet denigruese me sharje dhe ofendime vijne ca me teper nga shqiptaret e Kosoves se sa nga ata te Shqiperise, packa se duken se duhet te jene te rinj e te papjekur; -ketu nuk llogarita ata te zyrave nacionaliste serbe, te cilet hiqen neper internet si shqiptare, por qe prapseprape duhet te perbejne nje numer me te vogel.
      Tani, persa i perket asaj qe thua, se shqiptaret dallohen per dy dege, (edhe pa iu futur akoma problemit kohe dhe terren), do te thoja se shqiptaret dallohen ne tre dege, veriore, e mesme dhe jugore. Dhe sejcila prej tyre ndahet akoma ne disa dege (krahinat), duke vajtur deri tek fiset, te cilat humbin ne hulline e kohrave mjaft te vjetra, -ku shfaqja e sejciles se ketyre ne historine e popullit tone ndryshon ne kohe, si tek cdo popull tjeter. Te pretendosh se nje popull nuk ka perzierje, levizje, marrje-dhenie, do te thote te jesh fare i verber.

      Përgjigju ↓
      1. Z. Thomanikaj, meqëse ju flisni dhe e kuptoni shumë mirë gjermanishten, unë dua t‘ju shkruaj ça fjalë ( komplimente) në këtë gjuhë. Kjo është gjuha që unë e flas dhe e shkruaj perfekt. Edhe unë, si ju, Zoteri, kam lindur në Tirone dhe kam ikur në Gjermani.

        Herr Thomanikaj, ich muss Ihnen ein Kompliment machen und nutze hiermit die Gelegenheit, indem ich ihnen bei Ihren Ausführungen Recht gebe. Ich teile im Wesentlichen Ihre Meinung. Die Diskussion um die „ zwei“ oder „drei Zweige“ der albanischen Bevölkerung kann je nach Betrachtungsweise und Gesichtpunkt unterschiedlich aufgefasst werden. Ich betrachte die Gemengelage Zentralalbanien eher als ein Koexistenz der zwei unterschiedlichen Bevölkerungsgruppen. Im Ergebnisses, bei dem wir uns nicht signifikant unterscheiden, sind wir ein Volk. Zum Schluss möchte ich auch die Gelegenheit nutzen, meinen Hut aus tiefen Respekt und Anerkennung vor Ihnen zu ziehen. Ich bewundere Ihre Art, wie Sie sachlich bleibend versuchen, trotz mannigfaltiger Fälschung historischer Fakten, mit Herrn Burović zu diskutieren. In tiefen Respekt verbleibend wünsche ich Ihnen alles Gute und ich versichere Ihnen, Herr Thomanikaj, Ihren Artikel zu lesen.

        Përgjigju ↓
        1. Shume komplimente, ne shqip quhen tallje, prandaj sa me pak aq me mire! Kritikat me fakte dhe argumenta jane me te vlefshme. Por duket ke kaluar me shume vite jashte se sa ne Shq., ndaj dhe gjithe kjo kortezi. M.gj.th. flm. Per K. Resulin me vjen keq qe ka vuajtur, por e verteta shkencore nuk duhet shkelur me kembe ne asnje rast, edhe kur nuk eshte ne favorin tone. Apo kur ajo nuk dihet, se i perket nje te kaluere te hershme, nuk duhet hipotetizuar me emocione, si tek shume studjues te huaj dhe shqiptare. Nje nje analize te shkurter te librit te K. Resulit une e nisa tek respublica, gjithashtu tek faqja ime e internetit -fjale cimbuese- gjindet tek rubrika historia. Ne nje analize me te gjate javet e ardhme do te jem edhe me i sakte ne lidhje me disa teza te K.R..

          Përgjigju ↓
  12. Hallall qumshti i nënës Enver Hoxhës dhe Sigurimit që të futën në burg se ti meritoje shumë më tepër se burg. Enveri ka bërë edhe gjëra të mira, dhe burgimi i psikopatit dhe agjentit serb Kapllan Buroviç është padyshim një nga veprimet e tij më të drejta.

    Përgjigju ↓
  13. Z.Thomanikaj,
    Pres të më dërgoni linkun e shkrimit tuaj që jeni duke bërë dhe premtoni se do ta botoni te Republica.al. Po qe se do ta bëni me seriozitet shkencor, i çliruar nga mitet e falsifikimet e zakonshme, tashmë të njohura, personalisht do t’jua përkthej sërbokroatisht dhe do t’jua botoj në gazetën kryesore opozitare të Beogradit TABLOID. Mund të merremi vesh edhe për botimin në gjuhë të huaja, anglisht e frengjisht.
    Unë nuk kërkoj prej askujt të jetë dakord me mua, por ama, për çdo gjë që më kundërvihet, duhet të parashtrojë dokumenta, fakte dhe argumenta shkencorë.
    Edhe nga komenti juaj i ri shoh se jeni qytetar konstruktiv, për çka gëzohem dhe ju përgëzoj, Mes Enver Hoxhës me klikën e tij në krye të Partsë së Punës të Shqipërisë e të shtetit shqiptar dhe, nga ana tjetër, Parisë së Punës (anëtarëve të sajë të thjeshtë) nuk duhen vënë shenjat e barazimit. Unë i kam dalluar qysh me kohë, që në qelijat e burgut të Tiranës, ky më është bërë “hetuesia”, gjë që edhe ua kam përplasur në surrat edhe para gjyqit.
    Edhe në qoftë se nuk jeni ai, që ju mendoj unë, a priori shpreh respektin për ju, se i njoh të drejtën të gjithëve që të shprenim mendimin e tyre për çdo gjë, pa marrë parasysh shkallën e arsimit e të njohurive që kanë për problemat në diskutim.
    Shëndet e të mira !
    Adresa: [email protected]
    Kujdes: KAPLAN (me një -L-)

    Përgjigju ↓
    1. Z. Kapllan, une mbarova pune me librin tuaj “iliret dhe shqiptaret -studime” Gjeneve 1994, biles mbarova pak shpejt pune, pasi kam ne dore babain e historise, Herodotin, me te cilin do te jem muaj te tere i zene. Bera dy analiza, njera e shkurter dhe tjetra e gjate, duke u perpjekur te kem sa me pak perseritje nga njera tek tjetra. Te dyja gjinden vetem tek faqja e ime e internetit, faqe cimbuese, pasi respublica.al nuk e ka nxjerre versionin e shkurter qe i nisa ketu e 5-6 apo 7 dite me pare. Kur ti lexoni, natyrisht qe -sic i themi ne shqip- do te rudhni buzet, pasi une nuk pajtohem me metodat metafizike qe ju ndiqni ne shpjegimet tuaja mbi formimin dhe evolimin e gjuheve dhe popujve; po per te njejtin shkak une nuk pajtohem shpesh edhe me metodat e shpjegimit te shume historianve dhe historiografive te ndryshme. Shpresoj te jem une me prane te vertetes me kendveshtrimin dialektik, te pakten per aq sa une kam shkruar mbi gjuhet dhe historine ne disa libra te mi, perfshi aty edhe temen iliro-shqiptare, te cilen deri tani vetem sa e kam prekur pak.
      Persa i perket perkthimit, qe thoni, nga ana ime jini i lire te perktheni cfare te doni e ta botoni ku te doni, -kjo eshte edhe deshira e cdo autori, qe te dale nga burgu i gjuhes se vet, ndaj edhe jua di per faleminderit. Biles, nje tregimin tim letrar ma ka perkthyer ne serbo-kroatishte nje perkthyese, por vetem kaq. Fatkeqesisht, gjuhen shqipe e njohin vetem pak perkthyes ne bote; ketij fakti deprimues i shtohet edhe fakti tjeter, ai qe sot te rinjte as qe duan t’ia dijne per libra, keshtu ne shohim dita-dites me syte tane se si nje kulture europiane po merr tatepjeten. Nejse, ja dhe e-maili im, ku ju mund te me dergoni (per cfar une jam i interesuar), fjale te vjetra shqipe dhe malazese, nese kini besim se nuk i perdor per te fituar, por ne alfabetin latin: robertthomai(et)gmx.de

      Përgjigju ↓