LIFE STYLE

Konsumoni karota për uljen e kolesterolit dhe sulmeve kardiake

11:00 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përfitimet shëndetësore të karotës përfshijnë uljen e kolesterolit, rrezikun më të ulët të sulmeve në zemër, parandalimin e kancerit dhe uljen e shenjave të plakjes së parakohshme. Për më tepër, karotat kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e lëkurës tuaj, forcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë tretjen, shëndetin kardiovaskular në mënyra të ndryshme. Ato, gjithashtu, sigurojnë një fluks të pasur të vitaminave dhe mineraleve. Karota është një nga perimet më të përdorura dhe më të shijuara në botë, pjesërisht për shkak se ato rriten relativisht lehtë. Pjesa më e madhe e përfitimeve të karotave mund t’i atribuohet përmbajtjes së tyre të beta-karotenit dhe fibrave. Kjo perime rrënjore është, gjithashtu, një burim i mirë i agjentëve antioksidues. Për më tepër, ato janë të pasura me vitaminë A, C, K dhe B8, si dhe acid pantotenik, folatë, kalium, hekur, bakër dhe mangan. Kolesteroli i lartë është një faktor kryesor për sëmundjet e zemrës. Meqenëse konsumi i rregullt i karotës redukton nivelin e kolesterolit, është një ide e mirë të konsumoni një dozë të shëndetshme karote, me qëllim parandalimin e problemeve të zemrës. Një grup shkencëtarësh suedezë zbuluan se këto perime rrënjore mund të ulin shanset për të pasur një sulm në zemër. Karotat janë burime të pasura të kaliumit dhe mund të lehtësojnë tensionin në enët e gjakut e në arterie, duke rritur qarkullimin dhe funksionin e organit në të gjithë trupin e duke ulur stresin në sistemin kardiovaskular. Tensioni i lartë i gjakut është, gjithashtu, i lidhur drejtpërdrejt me arteriosklerozën, goditjet dhe sulmet në zemër, kështu që ky është edhe një aspekt tjetër i shëndetshëm i karotave. Karota përmban një numër të elementeve antiseptikë dhe antibakterialë që i bëjnë ato ideale për rritjen e sistemit imunitar. Jo vetëm kaq, ato janë një burim i pasur i vitaminës C, që stimulon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut dhe është një nga elementët më të rëndësishëm në sistemin imunitar të njeriut. Karotat, gjithashtu rregullojnë sasinë e insulinës e glukozës, që përdoret dhe metabolizohet nga trupi, duke siguruar një luhatje më të barabartë dhe të shëndetshme për pacientët diabetikë. Vlen të theksohet se konsumi Beta-carotene ka qenë i lidhur me një rrezik të reduktuar të disa kancerëve, sidomos kancerit të mushkërive. Studiuesit britanikë zbuluan se rritja e konsumit të beta-karotenit nga 1.7 në 2.7 miligram në ditë redukton rrezikun e kancerit të mushkërive me më shumë se 40%. Karota mesatare përmban rreth tre miligramë beta-karotene. Në një studim të veçantë, u zbulua se karotat, të pasura me fibra zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë deri në 24%. Një hulumtim tjetër tregon se gratë që hanin karota të papërpunuara kishin 5-8 herë më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i gjirit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.