Media

Mirela Sula prek Hollywood-in, bëhet pjesë e show të famshëm në PBS TV

18:20 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këtë herë Mirela Sula ka guxuar të prekë Hollivudin. Ka qenë një ftesë nga producentja e PBS TV Darla Boone fillimi i një iniciative të re dhe krejt origjinale. Pasi ka dëgjjuar historinë frymëzuese të Mirela Sulës, se si një grua shqiptare pas shumë sfidash dhe vështirësish ka arritur të ngrejë një platformë të suksesshme në mbarë botën për të ndihmuar dhe fuqizuar gratë.

Producentja Boone e ka ftuar Mirelën për t’i dedikuar një shoë për PBS TV, por Mirela ka ftuar për të qenë pjesë e këtij projekti edhe dhjetë gra të tjera që janë anëtare të Global Woman Club dhe përfaqësojnë vende të ndryshme të botës si Connie Lee Bennet nga Parisi, Giovana Vega nga Amsterdami, Laura Timm dhe Bindar Dosnjah nga Londra, Gema Remirez nga Spanja, Robbie Matheës nga Chicago, Lynda Cormier nga San Diego, Lara Khalaf nga Siria, Ivana Van Dam nga Hollanda dhe Keidi Pushi nga Kanada.

Gratë kanë udhëtuar të gjitha në të njejtën ditë dhe kanë mbërritur në Hollivud më datë 1 Tetor për të filluar xhirimet e TV Show për PBS, një nga televizionet publike më të ndjekura ne Amerikë. Si pjesë e këtij projekti Global Woman ka promovuar edhe librin Phenomenal Global Ëoman ku secila nga gratë ka shkruar kapitullin e jetës së saj. Libri është promovuar në zemër të Hollivudit në hotelin Hilton Universal ku kanë marrë pjesë shumë pjesëmarrës nga Los Angeles.

Kanë qenë gjithashtu pjesëmarrëse gra personalitete nga mbarë bota për të mbështetur këtë sipërmarrje dhe kanë shprehur vlerësimet më të larta për shqiptaren Mirela Sula që ka rrugëtuar nga Shqipëria në Londër e më pas në Hollywood për të krijuar një platform unike që ka në fokus të bashkojë gratë profesioniste të të gjitha moshave, kulturave apo rracave me qëllim për të sjellë impakt pozitiv në botë.

Global Woman tashmë është ndër klubet më të mëdha në botë që po frymozon gratë të ngrihen përtej sfidave dhe vështirësive dhe të krijojnë jetën që meritojnë dhe sukses në karrierën e tyre. Pas suksesit të revistës Global Woman Mirela Sula ka krijuar klube në Amsterdam, Paris, Chicago, Dubai. Milan, Stockholm, Bruksel dhe mban ligjërata frymëzuese në mbarë botën. Ajo është vlerësuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare përfshirë “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në 2015. Për Librin më të mirë të vitit “Mos e Lër Mendjen Të ikë” në Londër, si dhe “Gruaja më me influencë e vitit” në 2016. Gjithashtu Mirela Sula mori çmimin “Gruaja Universale e Vitit” në Itali nga Akademia Zvicerane Universum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.