EKONOMI

Rama në Universitetin Bujqësor: S’mund të ketë më shumë kafene se salla, para një viti ishte katrahurë 

10:07 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që të urojë studentët shqiptarë në këtë vit të ri akademik. Që në nisje të fjalës së tij, Edi Rama, pohoi se ky universitet do të pësojë ndryshime të mëdha, duke nisur që nga territori përreth tij.  “Zgjodhëm ta uronim fillimin e vitit të ri akademik, në këtë universitet pasi dëshirojmë që këtu të vazhdojmë t’i hapim rrugë një procesi transformimi rrënjësor. Transformim themelor përtej këtyre mureve. Përpara se të hynim në këtë sallë, bashkë me disa pedagogë vizituam kantierin e universitetin.

Rektori dhe pedagogët janë të kënaqur, unë i pakënaqur, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë. Ata janë të kënaqur për aq sa mundësi kanë qenë. Ne do të krijojmë mundësi të reja.

Bindja ime është që modeli më i shkëlqyer i një hapësire, ku mësohen të gjithë elementet e kësaj fushe dhe do jetë një oaz i mrekullueshëm ku natyra, njeriu dhe e gjithë infrastruktura të jetë në harmoni të plotë së bashku.

Këto fjalë mund të tingëllojnë si utopi, por ju siguroj se studentët që janë sot në vitin e parë, do ta shikojnë deri në fund të rrugëtimit të tyre, që këto fjalë do të transformohen në realitet. Përpara një viti ishim këtu dhe s’u besoja syve se çfarë katrahure dhe hataje ishte kjo hapësirë.

Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur pak rregull dhe për të marrë pak frymë, por ka shumë për të bërë. Nuk do ketë asnjë aktivitet, që nuk është në harmoni me ato të studentëve. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Këtu nuk mund të ketë makina që vendosin të parët mbi njerëzit, apo nuk mund të ketë më shumë kafene se aula dhe se klasa. Këtu nuk mund të ketë një udhëkryq, këtu duhet të ketë vetëm studentë. Nuk mund të hy dhe të dalë askush këtu si të dojë. Këtu ka shumë për të bërë. Këtë territor do ta kthejmë në një oaz”, tha Rama.

Numri një i Qeverisë u shpreh se Reforma në Arsim ka dhënë rezultatet e veta pozitive, dhe kështu pritet të vazhdojë, duke bërë që të gjithë studentët të marrin vendin që meritojnë.

“Kapitulli i ri i reformës në arsim do të japë rezultate e produkte konkrete. Vendet dallohen nga ato që dinë jo nga ajo që kanë. Edhe komunitetet e krijuara për një interes, apo një komunitet studentësh në një fakultet, nëse do të investohemi për ditë e më shumë në atë që dimë, patjetër do bëjmë shumë më tepër, dhe po bëmë shumë më tepër, do kemi shumë më tepër. Më vjen mirë që ky vit provoi se reforma në arsim është jo vetëm e duhura, por i ka dhënë zgjidhje një problemi shumë të rëndë, problemit të pamundësisë për të marrë rrugën e hyrjes në universitet atë që takon sipas meritës. Nuk imagjinohej më parë, që çdo i ri dhe e re të kapë vendin që meriton. Ju që keni investuar në shkollën e mesme, s’ju mbetet që gjë tjetër të vazhdoni të investoni për ta merituar atë që dëshironi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.