LIFE STYLE

Rrepa e kuqe Ja vetitë kuruese të saj

11:01 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rrepa është një perime tipike sezonale, e cila nëse nuk prodhohet në serra, ndryshe nga perimet e tjera, do të jetë në treg për një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që rrepat të gjenden në treg gjatë tërë vitit. Hulumtimi i kryer vite më parë, ka treguar se përbërësit e rrepës luftojnë sëmundjet e lidhura me kujtesën. Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellë, po ashtu është e mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që përmban kjo perime, ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji me 12,5%. Rrepa e kuqe është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë. Gjithashtu, konsumimi i saj, përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt. Ajo është edhe një burim i madh i vitaminës C e kështu forcon sistemin imunitar, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Rrepa, gjithashtu, posedon një bollëk mineralesh, kalcium, por është e pasur edhe me bakër, hekur, krom, mangan dhe nikel. Rrepa e kuqe ndikon në sistemin kardiovaskular shumë pozitivisht dhe është në gjendje të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Përderisa mund të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak, rrepa rekomandohet në rast se vuani nga hipoglicemia ose diabeti. Duke konsumuar rregullisht rrepa do të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshkave dhe falë kalciumit, do të ulni dhe do të normalizoni presionin e lartë të gjakut. Rrepa ndihmon edhe kur është fjala për parandalimin e shfaqjes të kancerit të zorrës së trashë e ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të kockave, të dhëmbëve dhe të mishrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.