BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Lorik Cana, imazhi shqiptar në autobusët e Parisit. Ju kujtohet Fatjona?… Buzëqeshja e Desadës këtë herë është për …

16:00 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Lorik Cana, imazhi shqiptar në autobusët e Parisit. Çfarë e shqetëson Luftar Pajën? Ju kujtohet Fatjona?… Buzëqeshja e  Desadës këtë herë





Lorik Cana, imazhi shqiptar në autobusët e Parisit
Duke qenë imazhi i firmës belge të veshjeve “Bikkembergs”, fotoja e Lorik Canës ka mbushur këto ditë rrugët e Parisit. Në fakt, autobusët e kryeqytetit të Francës qarkullojnë prej afro një muaji me një fotografi gjigande të futbollistit shqiptar, në pjesën e prapme të tyre. Cana ka pozuar me veshjet e fundit të firmës belge, e cila në të shkuarën ka pasur imazhe edhe futbollistë të tillë si Fabricio Ravaneli apo Ludovik Zhuli. Një vit më parë, posteri gjigand i Lorik Canës ishte shpalosur në një prej simboleve të Francës, siç është Harku i Triumfit, ndërsa këtë vit janë zgjedhur autobusët e kryeqytetit francez.


Çfarë e shqetëson Luftar Pajën?
I pëlqen të shëtisë gjithmonë paraditeve dhe shpesh herë e sheh vetëm, pasi ka pirë një kafe me miqtë e tij të vjetër. Ambjentet që e sheh zakonisht janë ato pranë Teatrit Kombëtar ku dhe aktorët e vjetër e me përvojë të papërsëritshme japin mendimet e tyre apo ‘negociojne’ për ndonjë projekt në ardhje. Kështu ndodh gjithmonë me aktorin e mirënjohur Luftar Paja, ku duket se tradita ka bërë të vetën dhe po aq e mirë sa edhe ai duket se do të bëhet edhe djali i tij Gazmend Paja. Është ‘shqetësuar’ paksa nga paparaci ynë i cili i ka shkëputur një imazh nga shëtitja e tij e rradhës, dhe me vështrim duket sikur pa të keq i sugjeron ta lërë të qetë. Por megjithatë foto është realizuar dhe në fund aktorit i rikthehet buzëqeshja duke e mbyllur me një shprehje tipike të tijën: Ah mor qerrata!


Ju kujtohet Fatjona?…
Të gjithë e ndiqnim në emisionin e saj kushtuar fëmijëve i cili transmetohej çdo ditë në televizionin publik Shqiptar. Një vajzë simpatike, me flokë të gjatë që shpesh herë identifikohej nga gërshetat e thurur bukur nga parukierët e asaj kohe. Kjo është Fatjona e cila prej kohësh ka ‘braktisur’ punën e saj në TVSH për të ndjekur të tjera angazhime. Tashmë ka një familje të vetën dhe siç e shihni dhe nga kjo foto, ajo po ecën bashkë me fëmijën e saj. Karrocën e vogëlushes e ka zgjedhur për merak me një pjesë celifoni në mënyrë që të mos ndjejë temperaturat e ftohta dhe të ndihet sa më komode. Prej më shumë se pesë vitesh ajo I mungon ekranit dhe për më tepër fëmijëve për të cilët ajo ishte shndërruar në një ‘idhull’, ndaj kushdo që e sheh të fokusuar në këtë foto, ndjen jo pak nostalgji.


Buzëqeshja e  Desadës këtë herë është për …
Kalon gjithmonë me shpejtësi në korridoret e televizionit KLAN, sa herë që i afron ora për të drejtuar edicionin informativ të radhës, apo dhe për të realizuar kronikën e përgatitur në terren. Pas postit si zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme, Desada Meta ka gjetur sërish veten në punën e saj të vjetër që bën me aq dëshirë, spikere dhe gazetare.

Ja tek e shohim një ditë nga këto duke u futur me shpejtësi për në ambientet e brendshme të KLAN, e “mbështjellë” mirë nga i ftohti, ndërsa dikush i del përpara. Nuk është arritur të fokusohet në foto, por personi të cilit Desada i buzëqesh me kaq përzemërsi është pikërisht kolegu i saj i punës, Drini Zeqo. Është ky një moment ndërrimi turnesh, apo Desada mund të jetë bërë paksa vonë dhe Drini e pret ende me kostum? Megjithatë, dy kolegët janë përshëndetur e më pas kanë biseduar pak minuta bashkë.
Ky shkrim u botua më  16 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.