Kryesore

Deklarata e fortë e gazetares: Habilaj, “i pranishëm” në drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro!

23:55 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar  qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë  deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore.

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u  tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro)…

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.