Kryesore

Denoncimi/ Dritan Zagani: Mafia shqiptare e drogës ka korruptuar edhe oficerë të lartë të policisë italiane

23:27 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, sonte, ka deklaruar se grupet kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri, kanë arritur të korruptojnë edhe policë të nivelit të lartë në Itali.

Zagani theksoi se ai ka rastisur të jetë dëshmitar okular në një aferë të tillë, por në kohën kur kjo ngjarje u zhvillua, ai ishte në arrest shtëpie.

Ai tregoi se grupet kriminale të drogës në Shqipëri janë shumë të forta, sa arrijnë të korruptojnë edhe policinë italiane në nivele të larta.

Kam qenë dëshmitar okular në një aferë të tillë, kam parë personalisht, ku trafikantë të fuqishëm në Shqipëri të drogërave të forta që kanë arritur të korruptojnë shefa të policisë italiane”- tha Zagani.

Zagani, u shkarkua pa motivacion nga detyra, u ndoq penalisht për disa akuza dhe u kërcënua publikisht, duke zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, pasi denoncoi publikisht Habilajt për trafik droge në vitin 2005. /opinion.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.