BOTA

Flet djali i gazetares që ekzekutuan me bombë: Shtet mafioz, ja pse u vra nëna ime

14:23 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Djali i gazetares investigative të vrarë dje me një bombë në makinë, pak pasi doli nga banesa ka lëshuar akuza të forta në drejtim të shtetit, duke e quajtur atë shtet mafioz.

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, vdiq në një shpërthim me bombë në makinë pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija. Ajo ishte e njohur për blogun e saj ku akuzonte dhe denonconte për korrupsion politikanët më të lartë të shtetit.

“Nëna ime u vra për shkak se ajo qëndronte midis sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelin atë”, tha biri i saj Mateu, i cili ishte i pari që dëgjoi shpërthimin dhe rendi me vrap ta ndihmonte, por ishte e kotë.

Në një postim të gjatë në ‘Facebook’ botuar disa orë pasi ai u përpoq ta shpëtonte nënën e tij, e cila u karbonizua brenda makinës pas shpërthimit, ai akuzoi policinë malteze për paaftësinë dhe qeverinë për “mosndëshkim”.

“Kur institucionet e shtetit janë të paaftë, personi i fundit që ka mbetur në këmbë është shpesh një gazetar”, – shkroi Mateu Caruana Galizia, që është gjithashtu gazetar.

“Po, ky është vendi ku jemi: Një shtet mafioz, ku tani mund të ndryshosh gjininë në kartën e identitetit (falënderoj Perëndinë për këtë!). Por ku mund të hidhesh në copa pse ushtron liritë themelore”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.