EKONOMI

KKT, leje për dy komplekse turistike në Ksamil dhe Jalë. Miratohen planet urbanistike për shtatë qytete

11:00 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela Manjani

Dy komplekse turistike, një në Jalë dhe një në Ksamil, tetë HEC-e dhe planet rregulluese të shtatë qyteteve kanë marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe do të nisin së shpejti ndërtimin. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) u ka dhënë “OK”-jin lejeve për zhvillimin e një kompleksi turistik në Jalë dhe një tjetri në Ksamil. Referuar vendimeve për kompleksin e Jalës, subjekt zhvillues do të jetë “Soleil & Sea” sh.p.k, kurse në Ksamil “Boiken” sh.p.k. Një vendim tjetër është ai për një kompleks turistik, por që në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një leje të re, por vetëm me shtyrje të afatit për lejen e ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41?N19?E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës, me subjekt zhvillues shoqëria “MWPlan” sh.p.k. Në listën e vendimeve bie në sy se shumica janë leje ndërtimi për hidrocentrale, siç janë HEC-et Osojë, Goricë dhe Murasi. Në një pjesë tjetër ka edhe miratime për ndryshime projektesh ekzistuese hidrocentralesh. Një tjetër vendim është dhënia e lejes për leje ndërtimi për objektin: “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe venddepozitim i masës sterile, Spaç, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” sh.p.k.
Planet
Shtatë bashki të tjera në vend kanë marrë miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit për planet e tyre vendore. Ky grup u bashkohet tashmë simotrave të tyre, që morën miratimin në muajin prill të këtij viti në një nga mbledhjet e fundit të mbajtura nga ana e KKT-së. Bashkitë që kanë marrë miratim të planeve janë: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Shkodër, Lezhë dhe Rrogozhinë.
Lejet
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar dje, një leje zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion e objekteve të tjera ekzistuese, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë. Gjithashtu është miratuar leja për ndërtim infrastrukture për: “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës, Aksi Selenicë-Kuç-Qeparo”, me subjekt zhvillues Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe leja e ndërtimit për “Rikonstruksioni i rrugës Shkodër-Velipojë”, me subjekt zhvillues Bashkia Shkodër. Një tjetër leje ndërtimi është ajo për: “Rikonstruksion i rrugës Fushë-Krujë – Thumanë, Bashkia Krujë”, me subjekt zhvillues Bashkia Krujë. Ka marrë “OK”-jin edhe objekti për “Terminali i autobusëve Korçë”, me subjekt zhvillues Bashkia Korçë. Është miratuar gjithashtu një leje ndërtimi për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment” Fier. KKT-ja ka miratuar lejen për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit ‘Stavec'”, me subjekt zhvillues shoqëria “Koka & Ergi Energy Stavec” sh.p.k., dhe leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit dhe shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit Kabash Porocan”, me subjekt zhvillues shoqëria “HEC-i Kabash Porocan” sh.p.k. Gjithashtu është miratuar ndryshimi në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Hidrocentralet ‘German 1’, ‘German 2’, ‘German 3’ dhe ‘German 4’, me vendndodhje në përroin Zalli i Germanit, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “SA’GA-MAT” sh.p.k.

Komplekset
Leje zhvillimi për objektin “Kompleks Turistik në parcelën 5 dhe 6a, zona kadastrale 2297, në zonën turistike Ksamil, Sarandë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Boiken” sh.p.k. Leje zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin iranian në Shqipëri”, me vendndodhje në Manëz, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41?N19?E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës, me subjekt zhvillues shoqëria “MWPlan” sh.p.k. Leje zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, Hoteleri dhe Shërbime, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Soleil & Sea” sh.p.k.

Vendimet e KKT
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Konispol.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lezhë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Rrogozhinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.