Tech

Lajm i mirë! Nesër rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

09:38 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e nesërme më datë 18 tetor 2017 rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Në një njoftim zyrtar, ambasada e SHBA-së bën me dije se aplikimet e bëra deri më tani janë djegur, kjo për shkak të problemit në serverin e faqes së Lotarisë Amerikane.

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit nuk penalizohet nëse kryen një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer përpara 18 Tetorit 2017 për DV-2019 nuk quhet i vlefshëm.

Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm.
Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)”- njofton ambasada.

Kostoja nëse përzgjidheni 

“Nëse përzgjidhesh: 330 dollarë është tarifa e aplikimit për vize për person, 205 vizita mjekësore dhe pasi ke marre vizën, 220 për lëshimin e green card. Këto tarifa mund të jenë subjekt i ndryshimeve – pra që nuk varen nga ne”- njofton ambasada.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.