Tech

VIDEO / Historia e dhimbshme e dy të moshuarve, të cilët denoncuan Zyrën e Punës, por gjykata i dënon vajzat për vjedhje

12:14 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Historia e sotme vjen nga qyteti i Korçës, ku dy prindër në moshë do të denoncojnë padrejtësinë më të madhe që ju është bërë në familje. Dy vajzat e tyre Gjykata i ka shpallur fajtore duke i dënuar me nga një vit burg për veprën penale VJEDHJE E KRYER NE BASHKEPUNIM.

Aurora dhe Teraza janë dy motra te cilat mbajnë mbi supe një akuze të rëndë, akuzohen nga drejtësia shqiptare se kane vjedhur paratë e prindërve. Historia është absurde se është familja Memetllari që denoncojë e para dhe ata përfunduan nga gjykata fajtor.

Por çfarë ndodhi dhe si u shpallen fajtore dy vajzat e kësaj familjeje?

Kallëzuesi Seit Memetllari ka punuar si punëtor ndërtimi gjatë periudhës janar 1996 deri në qershor 2006 dhe largohet nga puna pasi kishte probleme me shëndetin. Ne 2010 , zotëria po përgatiste dokumentet për pensionin dhe zbulon se në librezën e punës kishte përfituar pagese papunësie nga viti 2006 deri ne vitin 2007, gjë te cilën nuk ishte paguar dhe nuk kishte marrë asnjëherë këtë asistence. Ai shkon pranë zyrës së punës Korçë dhe aty njoftohet nga punonjëset se këto para i kishin tërhequr dy vajzat e tij. Në të tilla kushte, familja Memetllari akuzon zyrën e punës duke nisur proceset gjyqësor. Nga hetimet e Prokurorisë së këtij qyteti doli se firma që ishte hedhur në dosje për tërheqjen e këtyre parave i përkiste dy vajzave dhe jo e babit të tyre, dhe as punonjëseve të zyrës. Gjykata  në vendimin e saj shkruan se nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, duke gënjyer punonjësit e zyrës së punës dhe duke shpërdoruar besimin e babait të tyre, të pandehurat kanë përfituar shumën e parave dhe dënohen të dyja me nga një vit burg.  Por pezullon ekzekutimin e vendimit të dënimit me burgim për te dyja motrat duke i vene ne prove te pandehurat prej një kohe  prej dy vjet qe detyrohen te paraqitet rregullisht.

Koha e dënimit ka mbaruar, madje dy motrat i kapi dhe ligji i amnistisë. Ato e vuajnë shpirtërisht ketë akuze të madhe qe iu bë për vjedhjen e parave të babit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.