EKONOMI

Tabelat e plota / Pensioni i pleqërisë, rritet mosha për vitin 2018

10:26 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përcaktohet mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë në vitin 2018. Mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 60 vjeç e 8 muaj dhe për burrat 65 vjeç. Aktualisht për vitin 2017, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vjeç e 6 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056, që arrin në 67 vjeç) dhe për burrat 65 vjeç (mosha fillon rritet që nga viti 2033, me nga 1 muaj në vit, për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Ndërsa vjetërsia e plotë kontributive për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029.
Llogaritja
Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. 2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. 3. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/2014 (i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993).
Shtesat
Sipas nenit 33 të ligjit 104/2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.
Llogaritja e shtesës
Në rastin e mësipërm, në qoftë se ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0.5 = 9% * 17 356 = 1 562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën 17 356 + 1562 = 18 918 lekë. Për sa i përket pensionit të pleqërisë në Shqipëri, sipas legjislacionit shqiptar, ligji 104/2014, neni nr. 16 (i cili ndryshon nenin 31 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”), përcaktohet si më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Ashtu sikurse theksohet dhe më lart, për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributive jo më pak se 15 vite kontributive dhe mosha, që përcaktohet sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit (që ndryshon nenin 92).


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.