BOTA

Akuzoi shqiptarin se e hodhi nga dritarja, Anna demaskohet në gjyq. Por ish-i dashuri…  

08:16 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Shqiptari 40-vjeçar (Faruk M.), i akuzuar për rrëzimin e partneres së tij nga dritarja e katit të dytë, është shpallur i pafajshëm. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Landit në Dyseldorf, pas një procesi që ka zgjatur disa muaj, shkruajnë mediat gjermane focus.de., bild.de. etj.

Trupi gjykues ka ardhur në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet se 40-vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij 24 vjeçare Anna S. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda që do ta shoqërojnë gjithë jetën.

Megjithatë, Faruk M. do të mbetet edhe më tej në burg, transmeton albinfo.ch. Mirëpo jo për rrëzimin e Anna-s, por për krime me drogë, për çfarë është dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie.

Në arsyetimin e vendimit të tij, gjyqtari Rainer Drees ka thënë se «gjithçka flet se e dëmtuara është hedhur me vullnetin e saj nga dritarja». Në këtë konstatim, gjykata ka ardhur edhe duke u mbështetur në analizën që u ka bërë disa skenarëve të mundshëm të rrëzimit, të cilat një ekspert i ka realizuar me blloqet e lodrave të njohura për fëmijë «Lego».

Mbi këtë bazë, gjyqtari ka arritur ta demaskojë viktimën në qëllimin e saj për të fajësuar partnerin.

Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e rrëzimit të 24-vjeçares nga lartësia prej 7 metrash, transmeton albinfo.ch. Para se ta bënte këtë, në mes të saj dhe shqiptarit ka pasur disa herë mosmarrëveshje.

Ai e fajësonte viktimën se i kishte vjedhur një portofol me 1800 euro dhe në përpjekje e sipër për t`i ikur ndëshkimit të pritur, është rrëzuar aksidentalisht. Vetë i akuzuari i deritashëm ka qenë jashtë shtëpisë kur ka ndodhur rrëzimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.