POLITIKË

Deklarata e fortë e Xhafajt: Trafikantët kanë fituar imunitet nga drejtësia e korruptuar

10:37 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në një konferencë kundër trafikimit të personave, ka folur dhe për trafikantet që kanë fituar imunitet nga gjyqtare e prokurore të korruptuar ndër vite. Kjo deklarate vjen në një kohë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si i përfshire në trafikun e drogës së bandës se Habilajve.

“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trafikun e trafikantët por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantëve që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar”, tha Xhafaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.