AKTUALITET

Dy iranianë arrestohen në Tiranë, transportonin bashkëkombasit drejt Gjermanisë

10:13 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy shtetas nga Irani janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për kalim klandestin me destinacion Gjermaninë.

Sipas uniformave blu Hamed Rostami, 26 vjeç dhe Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi Iraniane u kishin marrë nga 2500 euro bashkëkombasve të tyre, ndërsa i kishin akomoduar në një banesë në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.10.2017, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë arrestimin e shtetasve:

– Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi Iraniane.

-Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi Iraniane. I pajisur me leje qendrimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin paisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman.

Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.