BOTA

Foto/ Ekzekutohet me armë zjarri 16-vjeçari shqiptar në Danimarkë

09:43 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një i ri shqiptar nga Maqedonia është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen të Danimarkës, raporton media daneze ‘Ritzau’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se i riu që ka humbur jetën është 16-vjeçari nga fshati Xhepçisht i Tetovës i identifikuar me emrin Servet.

Familja e tij prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.

“Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”- tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.