Show-Bizz

Publikohet spoti i programit, Marina më sensuale se kurrë

01:08 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Është folur shumë për programin e ri të “Tv Klan”, që do të prezantohet nga Marina Vjollca. Pasi u zbulua titulli i tij dhe konkurrentët, mbetet të mësohet vetëm data e fillimit, por duket sikur produksioni ka ende punë deri sa ta vendosë, ndërsa Marina ka vazhduar me muajin e mjaltit. Megjithatë, është publikuar spoti reklamues me një Marinë më sensuale sesa kurrë. Sigurisht kështu vëmendja mbahet në maksimum. E shtrirë në shtrat, veshur me një këmishë mëndafshi, Marina duron fjalët e shpejta të një papagalli dhe duke iu përgjigjur atij zbulon orën e fillimit të programit. Programi “C’est la vie” do të filloj në orën 8 të mbrëmjes, të dielën. Një jastëk i fluturuar mbi televizorin që transmeton ndeshje duket sikur tregon që Marina i ka dhënë fund tashmë programeve sportive dhe të dielën të gjithë ata që nuk i pëlqejnë ndeshjet, kanë një alternativë tjetër në ekran, programin e prezantuar nga Marina Vjollca. Fillon… së shpejti!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.