POLITIKË

Rama uron “Mirëmëngjesi”, komentuesit: E dimë se nuk ke vënë gjumë në sy, po e hëngri Tahiri, bëhu …

09:34 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Numri një i Qeverisë, Edi Rama, si çdo ditë edhe sot ka vijuar me ritualin e përditshëm, atë të urimit për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Duke postuar njoftimin për 11 vendet vakante të drejtuesve në drejtoritë Rajonale dhe Njësitë e OSHEE-së, Rama ka bërë të ditur se afati i fundit i fundit i aplikimit është data 6 nëntor. “Forca dhe suksese”, – ka shkruar ndër të tjera Rama.

POSTIMI I PLOTË

 

MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për 11 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtoritë Rajonale dhe Njësitë e OSHEE.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 6 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet e kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës, transparent, të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.oshee.al

Forca 💪 dhe suksese 👍

Mirëpo, menjëherë pas këtij postimi kanë vërshuar komentet. Duke i shkruar se nuk është një garë e barabartë, komentuesit kanë reaguar edhe për ish-ministrin Tahiri. Në kulmin e akuzave ndaj tij, ku doli në dritë dosja e bujshme e Habilajve në Itali dhe përgjimet që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, qytetarët i shkruajnë Ramës se e dinë që nuk ka vënë gjumë në sy.

Ja disa nga komentet

Miremengjese Z Kryeminister 👫teuroje ceshtja eTairite te shikohete ka njerze qe Kane vrare dhe prete dhe nuke Jane denuare po mjere populli ishkrete mefaj apo pa faj denohene kote nuke imbrone njeri

 

kur bejne moral per drejtesi disa qe duhet te ishin ne burg por kane shpetuar fale drejtesis te varur politikisht e super te korruptuar te bene te vesh duart ne koke!!!se di pse eshte akoma ne detyre k. prokurori kur i eshte ndaluar te shkeli ne amerike!!!vetem terroristave e te korruptuarve u ndalohet hyrja ne amerike!!!!te kishte prova per s. tahirin prokura italiane do kishte leshuar mandat arresti.!!! ka shume e shume qe duhet te ishin ne burg nga oposita e sotme por k prokurori ja u ka mbyllur dosjet!!tani bertasin per drejtesi vaj medet… keto ndodhin ne albania (made in Albania

 

Zoti.
Rama bej kujdes me
Sajmirin ke
Salen dhelulushin qe kane hequr gjithe ata njerez qafe i harove ke
Pesidentin te parin hajduti dhe kamalsoni tani eshoqa do bashkpunim me
Lulin po pegatitet qe tani per kryeminisre…….. Prandaj ki kujdes…………..

 

Po ti nxjer vende vakante per konkurim,por mendoje se nuk eshte gare e barabarte nese vertete eshte keshtu sepse nje i ish punesuar ne ate sektore ka me shume prioritet per ta fituar se dikush qe eshte fillestar ne ate vend pune,kjo perben diference.Une kam konkuruar vete dhe rasti konkret i dikujt qe dikur ne kohen e partise demokratike kishte qene ne ate pozicion pune per te cilin ne konkuronim,e beri ate fitues pasi ai njifte cdo pyetje nga ekserienca ne ate sektor.Ndaje zoteri nuk eshte e drejte,sepse mund te lexosh ti sa te duash nese nuk di anen profesionale e ke humb terezin

Pse tallesh kaq shume me popullin ?Ne ato vende prap aktiviste te partis tende do futen

Mirmengjesi,megjithese e di qe nuk keni vene gjume ne sy!

Ore futja vrapit se Po e hengri tahiri behu gati dhe ti se shoku jot esht ai

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.