Show-Bizz

Robert Aliaj: Në jetë, kur nuk ke para, duhet të kesh stil. Keqkuptimi vjen nga ata që nuk kanë asnjërën

09:59 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela ALIAJ

Pas bujës që bëri debati mes gazetares së njohur Fiori Dardha, konkurrente në show-n e njohur, “Dance with me” dhe njërit prej anëtarëve të jurisë, ka folur ekskluzivisht në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Robert Aliaj. Përpos prapaskenave dhe atyre që u thanë publikisht, Roberti ka folur për atë që u keqkuptua ose nuk u kuptua aspak nga ana e konkurrentes. Gjithashtu, ai foli edhe për marrëdhëniet që kishte me konkurrenten tjetër të këtij emisioni televiziv, transgjinoren Linda Rei. “Për mua ishte tmerrësisht e vështirë të gjykoja një burrë që kërcente si vajzë e vogël e përkëdhelur dhe pretendonte që ishte grua”,-ka thënë ai. Këto dhe të tjera në intervistën më poshtë.
Jeni një nga anëtarët e jurisë së DWM më karizmatikë dhe unikë në stilin dhe gjykimin tuaj. Pse haseni shpesh me debate, të cilat më vonë banalizojnë në sharje? Pse gjithë ky keqkuptim ndaj jush?
Bob Marley thoshte: Në jetë, kur nuk ke para, duhet të kesh stil. Keqkuptimi vjen nga ata që nuk kanë asnjërën.
Nga ngjarjet e fundit në DWM janë larguar dy konkurente, Linda Rei dhe Fiori Dardha. Me këtë të fundit keni pasur edhe debatin e fundit publikisht. Pse u banalizua në personal debati?
Unë nuk shoh televizor, nuk kam televizor fare në shtëpi, kur ta shoh të them.


Çfarë mendimi keni për reagimin e Fiorit ndaj fjalëve tuaja? Pse e mori personale?
Populli ka një shprehje kur të djeg miza nën kësulë. Pse personale? Mentalitet provincial.
Gjatë debatit me Fiorin ndërhyri edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili ju kërkoi të jepnit dorëheqjen nga DWM. Pse një reagim i tillë? A keni pasur debate edhe me të?
Haha, ai u ngatërrua me veten e tij, nuk ia ve re, gjëra që ndodhin. Bën shumë nxehtë në atë studio.
Ju thatë gjatë njërës nga puntatat se “disa gra, pasi dalin nga këtu edhe hanë dajak”. Pse Fiori e mori personale?
Mesa duket ajo e kuptoi më mirë nga të tjerët atë që thashë unë. Por unë iu adresova audiencës. Rregull bazik i skenës. Të gjithë e dimë çfarë heqin gratë e shkreta.
Çfarë menduat në momentin që Fiori përmendi gruan tuaj dhe hodhi mikrofonin drejt jush. Pse arriti një sjellje të tillë deri në banalitet?
Mendova që ky ishte shembulli më ekstrem i hipokrizisë dhe injorancës, të miksuara bashkë me histeri në jetën time, sepse një grua që pretendon se kërkon të mbrojë kauzën e gruas, nuk ofendon një tjetër grua që nuk është prezent, dhe aq më keq, që as nuk e njeh fare.
Si i keni pasur marrëdhëniet me ish- konkurrenten Linda Rei?
Distancë.
U duk në fillim sikur shkonit mirë bashkë, por më pas, patët një debat ku ju iu drejtuat Reit duke thënë se ‘Kur ka njerëz si puna jote që bëjnë ndërhyrje, ne na vjen të vëmë në uturak.’ Pse ky reagim?
Për mua ishte tmerrësisht e vështirë të gjykoja një burrë që kërcente si vajzë e vogël e përkëdhelur dhe pretendonte që ishte grua. Imagjino mamin tënd që të thotë një ditë: Unë nuk jam femër, jam mace. Ha haaaaaaa. Do e besoje ti?
A keni pasur debate apo “konflikte” me personazhe të tjerë në DWM?
Ke parë gjë ti?
Duke qenë se Fiori Dardha u largua, a ka pasur ndonjë tentativë jashtë kuintave t’i ndryshonit mendje? A keni pasur “debate” me produksionin lidhur me këtë çështje?
Beson ti që pacienti mbasi ia kanë shtrydhur çibanin, t’i kërkojë doktorit t’ia rikthejë qelbin?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.