AKTUALITET

I shpallur në kërkim për prostitucion, vihet në pranga 34-vjeçari nga Fieri

10:45 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”. Erald Xhukiçi, banues në lagjen “Kryengritja” Fier është arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: -Erald Xhukiçi, 34 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier..

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostuticioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.