POLITIKË

Skandali ‘Tahiri’, Balla mbledh me urgjencë Grupin e PS

10:06 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shpërthimi i skandalit të përgjimeve që nxori emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka detyruar sot kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën, të mbledhë me urgjencë Grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.

Tahiri, i vënë në qendër të skandalit, mban sot një post me rëndësi në PS: Koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.

Mbledhja e Grupit të PS zhvillohet dhe një ditë para seancës së përjavshme parlamentare, ku pritet një debat i ashpër ndërmjet opozitës dhe mazhorancës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.