POLITIKË

Takimi Basha-Kryemadhi, çfarë do vendosë sot opozita në tryezë kundër Ramës  

10:35 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Pas takimit të mbrëmshëm “kokë më kokë” në selinë blu, mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pritet të mblidhet sot në orën 11:00 tryeza e opozitës.

Njoftimi për tryezën e sotme u dha dje,  pas takimit që Kryemadhi dhe Vasili mbajtën me kryedemokratin Basha në zyrën e tij, fill pas skandalit te përgjimeve nga Italia te habiljave, qe implikonin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së zgjati rreth 40 minuta dhe pas tij nuk pati ndonjë deklaratë .

Para takimit, krerët e dy partive opozitare dolën në media dhe denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin. /Panorama

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.