POLITIKË

‘Vdekja morale e kryeministrit’ Vasili: Frika e Ramës si e Ledit Makbeth   

09:26 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zhurma e madhe në lidhje me përgjimet e dy trafikanteve të drogës që përmendin dhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, ka sjellë dhe një tjetër reagim të kreut të grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili, i cili ka sulmuar ashpër kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Vasili flet për vdekjen morale të kryeministrit i cili duket si një realitet pa kthim pas.

“Frika e tij është pa shërim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj”,-shton më tej Vasili.
MESAZHI I VASILIT
Kryeministri i semure nga frika e madhe.
Eshte e qarte per te gjithe qe pervec se politikisht vdekja morale e kryeministrit eshte nje realitet pa kthim, pasi:
1. Kane vdekur zgjedhjet politike te vetme, qe ai organizoi ne 25 qershor sepse i bleu droga dhe tani faktet jane sheshit.
2. Ka vdekur e gjithe demagogjia skizofrenike per pushtetin e tij gjoja te paster.
3. Ka vdekur shpresa per rilindjen dhe ka rilindur droga si nje qeverisje narkoshterore.
4. Ka vdekur e drejta e tij per te folur per shtetin se ky kryeminister nuk e perfaqson më ate dhe ka lindur me e forte se kurre e drejta morale per ta larguar pa asnje hezitim ate si kryenarkos.
Cdo lloj pallavre qe ai ben, shkruan e thote, duhet perbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikrat e pergjegjegjesite e tij shume te renda dhe nuk ka asnje merak per Shqiperine pasi dihet qe e urren ate.
Frika e tij eshte pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, qe u cmend nga gjaku i krimeve ne duart e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.