SPORT

Mesazhi i Cungut për gazetarët: Largohem sepse ka njerëz që nuk e shohin futbollin si tifozë

14:37 - 19.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u ka dërguar një mesazh gazetarëve për të sqaruar dorëheqjen e tij nga drejtimi i skuadrës shkodrane. Ai thotë se ka konstatuar që vazhdimisht disa njerëz e përdorin futbollin në Shkodër pa përgjegjësinë dhe fisnikërinë e sportdashësit.

Mesazhi i Cungut

“Përshendetje miq!

Ju baj me dije se me sot tërheq angazhimin tim te skuadra e Vllaznisë (do thosha e zemrës). Vendimin të largohem nga Vllaznia e poqa nga disa rrethana që në gjykimin tim janë përcaktuse!

Në fakt, pranova Vllazninë me deshirën që t’realizosha një ëndërr (e vjet u afruam shumë) por fatkeqësisht, vazhdimisht konstatova se ekzistojnë njerëz dhe struktura të cilat futbollin në Shkodër e përdorin pa përgjegjësin e fisnikërisë të sportdashësit. Personalisht punova me të gjitha aftësitë e mia, me korrektësi dhe sakrificë. S’isha i vetëm: janë edhe një pjesë e sportistave.

Uroj me zemër që ekipi i Vllaznisë të ketë një ecuri positive në vazhdim! Shkodra dhe tifozët e mrekullueshëm e meritojnë një Vllazni të suksesshme.

Uroj çdo të mirë!

Armando Cungu”

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.