Intervista

Nëna: Faleminderit “Gazeta Shqiptare”! Pas raportimit, autiku piktor pranohet në Lice

09:53 - 19.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Voltiza DURO

 
Disa ditë më parë, “Gazeta Shqiptare” publikoi historinë e Drinit, autiku “gjeni” në pikturë, i cili nuk pranohej në Liceun Artistik të Tiranës. Por fill pas raportimit, ka ardhur një përgjigje pozitive që i ndryshoi jetën e i riktheu buzëqeshjen, tashmë 19- vjeçari është nxënës i kësaj shkolle. Nëna e tij, Edlira Sallaku falënderon “GSH” për rolin e madh që pati në sensibilizimin e opinionit publik e instancave përkatëse, që reaguan pas publikimit të shkrimit. “Dua të falënderoj pa masë ‘Gazetën Shqiptare’, që paraqiti problematikën e tim biri me vërtetësi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm një ditë pas daljes së shkrimit, më telefonuan dhe më thanë që ka dalë urdhri nga MAS për regjistrimin e Drinit në Lice”, – thotë Edlira. Gjithashtu, ajo i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e saj edhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për urdhëresën e zbatimit në formë absolute për regjistrimin e Drinit në shkollë, si dhe Gramoz Ruçin për ndihmën që ofroi. “Tim biri i është rikthyer buzëqeshja, madje dje po qeshte e po kërcente me nxënësit e tjerë. Tashmë Drini mund të jetojë i lumtur”, – shprehet nëna e 19-vjeçarit.

 

Për më shumë lexoni rrëfimin e plotë të nënës! 

Autiku që ‘lufton’ me penel nuk pranohet në Lice. Edlira Sallaku: Djali im dëshiron të jetojë, mos e diskriminoni

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.