SPORT

Sot ndaj Partizanit të Beogradit, trajneri i Skënderbeut ka vetëm një dilemë në formacion

09:34 - 19.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Skënderbeu do të jetë në pjesën më të madhe ai ekip që luajti në ndeshjen kundër Jang Bojsit, por me një dilemë të vetme për sa i përket mbrojtjes. Gjithçka do të nisë me kapitenin Shehi në portë, për të vazhduar më pas me Vangjelin në krahun e djathtë dhe me dyshen Radas e Jashanica në qendër të mbrojtjes.

Në krahun e majtë është balotazhi i hapur mes Micit dhe Alitit. Ky i fundit duket më i avantazhuar për të luajtur sot nga minuta e parë, nisur edhe nga ngarkesa e madhe që Mici ka marrë këtë periudhë. Gjithsesi, kjo dilemë do të zgjidhet deri në momentet e fundit para ndeshjes.

Ndërsa në mesin e fushës, Osmani është rikuperuar nga dëmtimi, por do ta nisë nga stoli dhe Daja do t’i besojë në rolin e shkatërruesit Ditës. Në qendër të mesfushës do të aktivizohen Lilaj dhe Muzaka. Ndërsa sulmi pritet të mbetet i pandryshuar, me Takun dhe Xhejms që do të luajnë nga krahët në mbështetje të Ali Soue, shkruan PanoramaSport.

Ky i fundit, që kur është bërë pjesë e Skënderbeut, ka luajtur rregullisht si titullar dhe pak herë është zëvendësuar. Por, forma që po kalon është një garanci më vete për Dajën, i cili nuk ka të gatshëm as sulmuesin tjetër, Martin Nespor, por gjithashtu për shkak dëmtimi edhe mesfushorin Bakari Nimaga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.