EKONOMI

AKU nis kontrollin, vendos gjoba dhe mbyll 5 pika ilegale të therrjes

09:06 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së fundmi ka mbyllur disa subjekte që ushtronin aktivitetin e therjes së kafshëve jashtë kushteve të higjienës dhe standardeve ushqimore.

Nga  67 inspektime në thertore e njësi therje nga AKU janë vendosur 10 gjoba dhe 9 paralajmërime.

“Gjithashtu, gjetëm dhe bllokuam edhe 4 vende që përdoreshin në mënyrë ilegale për therjen e bagëtive”, thuhet në njoftimin e AKU.

Për të gjithë ato subjekte që kanë në fokus produktet ushqimore, AKU thotë, se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, ashtu siç garanton edhe rritjen e cilësisë së inspektimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.