Media

Artan Hoxha kujton rastin e Kosta Trebickës: Politikanë bëni qejf sa të keni këta prokurorë dhe shefin e tyre Tik Llalla…

14:06 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit “Tahiri”. Që prej orës 11:00 brenda sallës së Kuvendit vazhdon përballja mes prokurorëve, Saimir Tahirit dhe anëtarëve të Komisionit të Mandateve, në bazë të kërkesës së bërë nga Prokuroria për heqje imuniteti dhe arrestimin e ish-ministrit të brendshëm.

Gazetari Hoxha thotë se hera e fundit kur kishte parë prokurorë nga Tropoja bashkë kanë qenë në rastin e hetimit për Kosta Trebickën.

 

Statusi i plotë

Hera e fundit qe kam pare kaq shume prokurore nga Tropoja bashke ne hetimin e nje ceshtje, eshte vrasja(me falni vetvrasja) e Kosta Trebickes….

Te gjithe e dime si perfundoi ai hetim, u provua qe Kostes i doli zagari perpara dhe atij iu moren mend dhe vdiq.

Prandaj ne kete vend, me keta prokurore nuk ka per tu zbardhur kurre Gerdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, e Skerdilajd Konomit, Fatmir Xhindit, grabitja e bankes se Shqiperise, kanabizimi i vendit, trafikimi i narkotikeve me avione, anije, gomone, mushka, ceshtja CEZ-DIA, etj….

Prandaj ne kete vend Rama, Meta, Berisha, Basha, Veliaj etj, tallin… me shqiptaret dhe nuk u hyn gjemb ne kembe, ndersa qytetaret e thjeshte te ketij vendi shkojne ne burg dhe vrasin veten pse nuk kane paguar 30 mije leke te vjetra per energjine elektrike apo pse kapen me nje gram kanabis…

Prandaj politikane beni qejf sa te keni keta prokurore dhe shefin e tyre Tik Llalla, ….

Mos i gezofshi parate qe i keni grabitur ketij populli …..

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.