EKONOMI

Rriten fondet për rrugët, 280 milionë euro investime. Akset ku do të “hedhë” paratë qeveria

10:35 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Qeveria rikthen foku-sin tek rrugët. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, fondet për ndërtimin e rrugëve dyfishohen, nga 130 milionë euro sivjet, në 280 milionë euro vitin e ardhshëm.  Referuar projektbuxheitit të vitit 2018 mësohet se në listën e veprave kryesore që financohen janë rruga e Lumit të Vlorës, dy bypasset e Fierit dhe të Vlorës, aksi Qukës-Qafë Plloc dhe Unaza e Madhe e Tiranës në segmentin e pandërtuar nga rrethrrotullimi i teg deri tek ai i shqiponjës në Laprakë. Vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe rrugë me konçesion, duke filluar nga ajo e arbrit, ndërkohë që një aks tjetër i cili diskutohet është edhe ai Vorë-Rrogozhinë. Rikthimi i fokusit tek investimet në rrugë përbën një ndryshim jo të vogël në politikën buxhetore të qeverisë dhe ndonëse arsyeja kryesore është gjendja më e mirë e financave të shtetit, ajo nuk është e vetmja. Në mandatin e parë të qeverisë një pjesë e investimeve publike u zhvendosën nga Ministria e Transporteve, që drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili ishte direkt në varësinë e kryeministrit. Në vitin 2015, ky fond arriti deri në 93 milionë euro, një lëvizje që solli pakënaqësira edhe publike brenda koalicionit qeverisës. Tashmë që Ministria e Transporteve, ashtu si të gjitha dikasteret e tjera do të drejtohen nga Partia Socialiste, situata ka ndryshuar. Ndërsa fondi i rrugëve të ministrisë është më shumë se dyfishuar, ai i fondit te rajoneve eshte thuajse përgjysmuar. Për vitin 2018 ai është reduktuar në 50 milion euro. Gjithsesi të dyja portofolet tani kontrollohen nga socialistet, cka e ben rishpërndarjen politike të këtyre fondeve, të parëndësishme.
Shpenzime kapitale
Fondet për investime parashikohet të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëritë e 2017-s. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato pritet të arrijnë në 5.2% të PBB-së, duke iu afruar nivele të larta të para në periudhën 2008-2010. Efekt në këtë rrije do kenë edhe shpenzimet për koncesionet aktuale që kanë nisur vitet e fundit. Pjesa më e madhe e financimit, rreth 62%, do të vijë nga burime të brendshme.
Deficiti buxhetor pritet që të qëndrojë në 2% tëProdhimit të Brendshëm Bruto, në nivele të njëjta me 2017-n. Në të kundërt, është ulur ndjeshëm fondi i planifikuar për politik atë reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017-n, në vetëm 1 miliardë lekë në draft buxhetin 2018. Në projektbuxhetin e mëparshëm afatmesëm, si fond për politika të reja pagash në vitin 2018 ishte parashikuar një shumë prej 7.2 miliardë lekësh.
Pagat
Fondi për politika të reja pensionesh është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017-n dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar afatmesëm (për 2018-n). Pas një periudhe, kur qeveria përfitoi nga rënia e interesave në treg, që e lehtësoi atë në pagesën e borxheve, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 9.5% për të arritur në 41.5 miliardë lekë. Qeveria do ta rrudhë dorën për shpenzimet operative të mirëmbajtjes, teksa ato do të rriten me 1.3% në 45.5 miliardë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.