Kryesore

Çështja “Tahiri”/ Prokurori Hajdarmataj shpërthen bombën: Kemi një dëshmitar, ja prova e re kundër ish-ministrit

10:59 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka deklaruar pak minuta më parë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se institucioni që ai përfaqëson, posdeon prova të reja kundër ish-ministrit Tahiri.

Por, ndër të tjera ai përmendi dhe një provë të re, që ka të bëjë më dëshminë e një personi që implikon Tahirin në përfshirjen e tij në dosjen Habilaj. Nuk dihet se për çfarë dëshmie bëher fjalë por mendohet të jetë një nga ish-bashkëpunëtorët e Ministrit të Brendshëm.

Këshilli i Mandateve kishte ndërprerë pasditen e djeshme mbledhjen për diskutimin e mandatit të deputetit Tahiri për ta vijuar paraditen e së shtunës me mbrojtjen e përgatitur nga Tahiri dhe avokati i tij Artan Hajdaraj.

Poër mëngjesin e sotëm, mbledhja ka marrë një kthesë tjetër, pasi prokuroria ka dëshmuar praninë e provave të reja të cilat kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga autoritetet italiane.

Për këtë arsye, Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për paraqitjen e këtyre provave, duke e shtyrë për më vonë fjalën e mbrojtjes.

Nuk dimëse nëse këto prova do të ndryshojnë edhe rrjedhën e diskutimeve, apo edhe qëndrimin e socialistëve ndaj Tahirit. /Opinion.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.